Për një parlament zonjash dhe zotërinjsh dhe jo një parlament të padronëve dhe ushtarëve të krimit

Postuar në 09 Korrik, 2015 07:08

“Panorama” boton sot një opinion të Romeo Gurakuqit, i cili trajton kushtet politiko-institucionale të Shqipërisë në kontekstin e një vizite si ajo e kancelares, Angela Merkel. Përveç aspekteve të tjera, në lëmin institucional dhe konstitucional, shqetësimi i Gurakuqit përmblidhet në dy aspekte: depërtimi i krimit në Parlament dhe paaftësia për të krijuar atë që ai e quan elitë parlamentare dhe profilizimi krahinarist i institucioneve përmes një reforme si ajo administrative. “Shqipëria nuk po arrin të krijojë një parlament të zonjave dhe zotërinjve të Shqipërisë. Sistemi politik demokratik në Shqipëri, nuk do të arrijë të bëhet me të vërtetë i pjekur, në qoftë se ky vend nuk do të pastrojë plotësisht parlamentin nga padronët dhe ushtarët e krimit të organizuem dhe korrupsionit, dhe nëse nuk do të krijohet një grupim i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm, zonjash dhe zotërinjsh, që do të mbijetojnë në Parlament, për shkak të statutave të pacenueshme individuale...”, shkruan ndër të tjera Gurakuqi. Kjo është një tezë e cila qarkullon që prej fillimit të viteve ’90, nisur nga goditja që mor një pjesë e elitës shqiptare gjatë regjimit komunist, fundi i të cilit solli në vendimmrrje, individë pa ndonjë idenitet të qartë, përveç teserës së partisë. Mirëpo edhe Gurakuqi nuk ka një ide sesi mund të krijohet një grupim zonjash e zotërinjsh, ndërkohë që struktura e ekonomisë shqiptare, bashkëjeton, madje në disa sektorë, edhe ekziston edhe për shkak të parave të krimit. Më tej, Gurakuqi evidenton edhe pasojat e reformës territoriale: “Vizita ndodh kur pas deformimit administrativ dhe zhbalancimit politiko-kulturor të Shqipërisë, ndodhi një proces shkatërrimtar zgjedhor-krahinor që e ngjyrosi me monizëm të kuq jetën sociale dhe politike shqiptare...”, vijon Gurakuqi.
s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Prape ky &quot;presori&quot;? Ska pune dhe tund deren here pas here. Si ke durim qe e lexon o SZ? Pa le pastaj harxhon edhe kohe duke shkruajtur komente per budallalleqet e Romeos. Aman na kurse pak kohe, neve dhe vetes, te lutem.</p>

Submitted by szaimi (not verified) on

Po e lexoj o XY edhe pse nuk bie dakord shume here. E lexoj se e ka marre shkollen vete dhe nuk di te kete hyre ne ndonje zyre nga dritarja.

Submitted by Eshte mesues vi... (not verified) on

Per zoterine XY, qe degjon me kenaqesi fjalimet e Mesuesit te Vizatimit, 10 here me te gjata se te Zonjes Merkel, ngaqe eshte mesuar te mos lexonte as Fishten, as Koliqin, as 40 Martiret (ata qe u ngriten me ne fund, per te mashtruar Papen, por pa u kerkuar ndjese shqiptareve), do duhej ca durim, qofte edhe vetem se autori eshte Gurakuq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.