Nisin kufizimet e energjisë elektrike, në disa zona në veri të vendit mungon deri në 8 orë

Postuar në 19 Korrik, 2015 01:27

Me gjithë përmirësimet e mundëshme furnizimi me ujë dhe energji elektrike mbetet një nga pikat më të dobta në Shqipëri. Në pikun e verës disa zona të vendit janë pa energji elektrike, njofton “lapsi.al”. Prej disa ditësh energjia mundon në zona të veçanta edhe në bregdet. Por më e rëndë është situata në disa bashki në veri të vendit. Në Peshkopi energjia mungon prej dy ditësh. Banorët që kontaktuan “lapsi”.al thanë se dy ditë më parë energjia është ndërprerë paradite dhe është rikthyer rreth orës 22. Edhe dje situata ishte e njëjë. Sot si pasojë e një zjarri të rënë në Fushë Krujë mbeti pa energji ky qytet dhe Kruja. Ndërprerje pati edhe në Durrës. OSHEE nuk ka lajmëruar për kufizime, por duket se ndërprerjet janë pasojë e rritjes së konsumit të energjisë në zonat turistike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.