Meidani: Po dhunohet ligji për arsimin; Berisha: Me nxënësit flas për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Postuar në 05 Tetor, 2012 03:05

Ish-presidenti Rexhep Meidani u bashkohet atyre pak zërave që kanë kritikuar inkursionin e paprecedent të Berishës nëpër shkollat nëntë vjeçare, ku, me pretekstin e ndonjë përurimi, sulmon kreun e opozitës me një gjuhë të troçtë e të papërpunuar. Në një shkrim për Panoramën, Meidani përmend më së pari ligjin mbi sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, dhe veçon nga ky ligj: “1. Në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake ... me nxënësit ose punonjësit e tyre; 2. Në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve; 3. Ndalohet që nxënësit të detyrohen nga punonjësit e institucionit arsimor që të marrin pjesë në veprimtari partiake.”

Ndërsa Berisha, i pyetur në një konferencë për shtypin lidhur me këtë çështje, tha se “me fëmijët flet vetëm për të ardhmen europiane të shqiptarëve”.

E.G.

 

Comments

Submitted by opozitari i cf... (not verified) on

<p>Urrraaaaa. Doli edhe Meidani ne shesh.&nbsp; Dituria nuk e justifikon paditurine. E kunderta, po, ndodh. Apo kjo eshte loja? Na mbeti kapelja maje kokes. |Jo per dembelizem apo mendjemadhesi. Nuk ke zemer te respektosh njeri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.