Lubonja thotë se pas ndërtimit të hyrjes te Liqeni, fshihen interesa klienteliste: Rama vepron njësoj si komunistët, do që historia të fillojë e mbaroje me të

Postuar në 17 Korrik, 2015 02:42

Në emisionin “Të paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi, Fatos Lubonja thotë se pas planeve për ndërtimin e hyrjes së re të Parkut të Liqenit Artificial, fshihen interesa klienteliste. “Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, ka deklaruar Lubonja për Ylli Rakipin. Ai ka komentuar edhe rikonstruksionin e Kryeministrisë, duke thënë se është i paligjshëm Sipas Lubonjës, Rama po vepron si komunistët. “Është një ndërhyrje antiligjore te një ndërtesë që ka pasur dinjitetin e vet. Po ta shohësh natën godinën duken vetëm llambat e neonit, nëpërmjet tyre duket sikur thotë kryeministri më shihni mua. Në ndërtesë është prishur edhe tavani origjinal. Duhet të jetë dinjiteti i historisë së këtij shteti. Ndërsa sot është vetëm e sotmja, historia fillon me mua dhe kjo ka qenë një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka shoqëruar këtë vend, që e bënë dhe komunistët dhe vijoi edhe më tej”, ka deklaruar Lubonja në emisionin “Të paekspozuarit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.