Kriza financiare, Shkupi urdhëron tërheqjen e parave nga bankat me kapital grek në Maqedoni

Postuar në 29 Qershor, 2015 07:28

Për faktin se bankat në pronësi greke kanë 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni, Shkupi ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin paratë e veta nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit drejt fqinjit të saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

Kjo lëvizje nga Banka Qendrore e Maqedonisë u bë dje, pasi Athina ka shpallur se do të ndërmarrë kontroll të kapitalit dhe do t’i mbyllë bankat, meqë kreditorët ndërkombëtarë refuzuan ta vazhdojnë kredinë, ndërsa kursimtarët janë rreshtuar për tërheqjen e parave të tyre të gatshme, raporton Reuters nga Shkupi. Banka Qendrore e Maqedonisë në Shkup tha se masat e saj janë “të karakterit të përkohshëm, që kanë për qëllim shqyrtimin e rrezikut të një rrjedhjeje më të maadhe të kapitalit nga Maqedonia te fqinji jugor, që mund të shkaktoj shkatërrim të konsiderueshëm të bilancit të pagesave dhe të stabilitetit të sistemit financiar”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.