Greqia në kërkim të normalizimit ekonomik, paguhet borxhi, rihapen bankat dhe rritet TVSH-ja

Postuar në 21 Korrik, 2015 02:32

Agjensia e lajmeve AFP njofton se Greqia i pagoi dje borxhet BQE-së dhe FMN-së, një shumë prej rreth gjashtë miliardë euro duke rihapur gjithashtu bankat me shërbime ende të limituara pas tre javësh të mbyllura dhe duke rritur TVSH-në ashtu si e kërkuan kreditorët. Në sajë të 7,16 miliardë eurove të zhbllokuara menjëherë nga BE-ja, Greqia i ka paguar dy kestet e prapambetura Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 30 qershor dhe 13 korrik, për një total prej dy miliardë eurosh. Këto rimbursime, konfirmuar nga institucioni, i mundësojnë Greqisë të dalë nga një situatë e dështimit të pagesave ndërkohë që po negociohet për një plan të tretë ndihme. Ajo i ka paguar gjithashtu Bankës Qendrore Evropiane (BQE) 4,2 miliardë euro, principal dhe interesa, sipas një burimi të afërt të Ministrisë greke të Financave, si dhe një kredi Bankës së Greqisë prej 500 milionë eurosh. Gjithashtu, të gjitha bankat në vend janë rihapur dhe klientët kanë qenë të shumtë në numër. Edhe pse shërbiemt e ofruara mbeten të limituara, me një kontroll të kapitaleve, qetësia e disa klientëve përballë këtij normalizimi është manifestuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.