Cila nga partitë shqiptare është demokratike?

Postuar në 18 Korrik, 2015 20:36

Andrea Stefani shkruante dje për deklaratat e Jozefina Topallit dhe apelin e saj për përmbysje të qeverisë. Stefani e ka pasion, por ndoshta edhe konstante të arsyetimit që të “fusë” pak Berishë sa herë shkruan. Por në shkrimin e fundit, Berisha rezulton më i rafinuar të paktën sesa Topalli, të cilën e quan “luaneshë”. Më i rafinuar, pasi sipas Stefanit, di të fshehë dhunën si instrument.
Me merakun e madh për demokracinë që udhëheq çdo shkrim analisti në Shqipëri, edhe Stefani thotë të vetën për Topallin, madje bën aluzione diskredituese. “Ndoshta Topalli ka lexuar Mein Kampf-in kur përsërit të njëjtën bezdisje hitleriane nga demokracia...”, shkruan Stefani. Por është njëra anë që deklaratat e Topallit t’i trajtosh si problematike dhe tjetër të vazhdosh me përgjithësime asimetrike, pra që kapin vetëm një anë të realitetit. Ja si e nis shkrimin analisti i gazetës “Dita”: “Mjaft më me gënjeshtra. Shpëtimi na vjen vetëm nga e vërteta ndaj ajo duhet thënë me forcë: Partia Demokratike nuk është demokratike! Ndryshe do bëhemi përsëri viktima të kësaj gënjeshtre që po vazhdon që prej rreth 25 vjetësh”. Do të ishte në shërbim të çdo qytetari që analisti në fjalë, apo kushdo tjetër të tregojë një parti shqiptare që është me të vërtetë demokratike. Një të vetme. Vetëm dje dëgjuam për debatet në PS për zgjedhjen ose jo të kryetarit. Alibitë dhe analogjitë me laburistët u shtinë në punë si “argument” se pse duhet që Edi Rama të mos kërkojë mandatin nga socialistët. E megjithatë, sado plotësuese të jenë “argumentet” statutore dhe ato politike, a është vallë demokratike që një kryetar partie të mos kalojë në zgjedhje në një periudhë katër vjeçare? Për atë që do të shohë, por edhe për faktin se partitë janë vullnetare, sigurisht që “jo”. Dhe demokracia e një partie, nuk është çështje e brendshme e saj.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.