Blushi flet pas Asamblesë: Shpresoj që mandati i Ramës si kryetar të mos jetë i përjetshëm, e konsideroj arbitrare

Postuar në 18 Korrik, 2015 08:08

Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, deputeti socialist Ben Blushi e quajti “ arbitrar” vendimin që të mos ketë zgjedhje për kreun e partisë. “Në mënyrë imponuese kjo mbledhje u detyrua të merrte një vendim që nuk mund ta merrte. Kanë marrë një vendim që të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, çdo organizatë, çdo kryetar partie në rreth. Të zgjidhen të gjithë me përjashtim të një kryetari që është kryetari i  PS-së. Pra mendoni një parti ku çdokush zgjidhet  por kryetari i partisë jo. Këtë e unë e konsideroj një gjë arbitrare. Kryetari i PS-së mori një mandat të përhershëm, shpresoj të mos jetë i përjetshëm se ska mundësi. Eshtë e gabuar,kongresi nuk kishte pse vendoste për mandatin e tij sepse afati i mandatit të kryetarit të partisë ka skaduar në vitin 2013. Pra e çuan në vitin 2016. Nëse kongresi nuk e vendos e çojmë në 2020. Kur pra do të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste?! E thashë brenda dhe më vjen keq, është dhe për të qeshur dhe për të qarë. Eshtë partia më unike në planet që zgjedh çdo njeri përveç kryetarit. Shpresoj ta kem gabim por ky është vendimi që u mor sot edhe ju perveçse gazetarë jeni qytetarë. Dhe si mund të pranoni ju që partia e qeverisë suaj është demokratike që nuk zgjedh kryetarin e vet i cili thotë kur humb zgjedhjet ta ndryshojmë statutin sepse i humba padashje”, tha Ben Blushi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.