Analistja shqiptare e ESI-t: Vetëm kthimi i Muhos e kthen KQZ-në në binarë ligjorë

Postuar në 08 Maj, 2013 15:43

Besa Shahini, një zonjë nga Shqipëria, që Zëri i Amerikës e kualifikon si eksperte të Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka qenë e pranishme në seancën e Komisionit të Helsinkit në Washington, që ish mbledhur për Shqipërinë. Dhe ka folur aty në emër të Think Tank-ut me seli në Berlin. sot ka qenë Keida Kostreci e Zërit të Amerikës që i ka marrë një intervistë lidhur me atë që ndodhi në seancën e Komisionit të Helsinkit.

Dhe opinioni i saj ka qenë shumë i qartë: “Me largimin e një anëtari [të KQZ-së]në një mënyrë që nuk parashihet në ligj, sipas analizës sonë, është bërë një thyerje e parimeve kryesore, që duhet të mbizotëronin organizmin e zgjedhjeve. E dyta është që ka mbetur një KQZ me katër anëtarë për shkak se tre anëtarë të tjerë dhanë dorëheqjen dhe është një KQZ gjysmake që mund të kryejë vetëm një pjesë të funksioneve. Nuk mundet të kryejë disa funksione kyçe që kanë të bëjnë me gjykimin e ankesave që mund të ndodhin pas zgjedhjeve. Në këtë rast pra kemi një problem të madh kur dihet se në Shqipëri disa prej cikleve zgjedhore kanë qenë të kundërshtueshme dhe me një KQZ të tillë ne frikësohemi që mund të kemi përsëri kontestim të rezultatit të zgjedhjeve dhe mundet në një farë mënyre që Shqipëria të zbresë në një cikël tjetër destabiliteti që nuk është në fakt një problem vetëm për  Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Në këtë aspekt ne mendojmë se ka ende hapësirë që ky problem të rregullohet nëse tërhiqet largimi që nuk ka qenë i bazuar në ligj i një anëtari të KQZ-së, për shkak se largimi si i tillë është joligjor edhe pse ndërkohë u kuptua që nominimi i zotit Muho ka mundësi të ketë qenë joligjor, por edhe largimi i tij është definitivisht joligjor.”

Intervista e plotë mund të gjendet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/08/intervista-shahini-zgjidhja-e-krizes-ne-kqz-rikthimi-i-anetarit-te-larguar-ne-menyre-joligjore/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Marsi (not verified) on

<p>sa &nbsp;bukur manipulohet publiku. paraqitet esi(web) si te jete zeri i paanshem dhe me peshe ne organizmat nderkombetare. Nje subjekt i mbeshtetur nga sorosi...ku vite me pare punonte dhe Erion Veliaj... e ku shpalleshin rilindasit Endri Fuga, Edi Rama, Remzi lani, Arbjan Mazniku e ndonje tjeter nga Mjafti sot na kthehet si ze me peshe qe do thot dicka per zgjdhjet.... ja media qe manipulon. Jo se Berisha nuk eshte diktator, por ate e njohim ama... po keta rilindasit qe &nbsp;na e shesin veten per shpetimtare... keta jane te rrezikshem... se jane skuthe... joburrerore dhe vemje.</p><p>&nbsp;</p><p>deklaratat e Besa Shahinit dhe ESI kane po aq vlere sa raporti i World Economic Forum 2012 &nbsp;pergatitur nga i &quot;pavaruri&quot; Artan Hoxha me institutin e tij</p>

Submitted by Endri (not verified) on

Besa e ka thene qarte fare ku qendron problemi. Tek veprimi antiligjor dhe antidemokratik i saliut. Bravo Besa qe fole shqipe te qarte , ndryshe nga disa ambasador dhe analist ketej nga ne flasim gjuhen qe ka qef sala qe eshte Salishtja (thuaj dicka pa thene asgje dhe futi te gjithe ne nje thes se keshtu e do puna)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.