Çfarë ndodh kur ‘’ngacmon ‘’ Amazon

Postuar në 07 Qershor, 2014 04:23

 Thuhet që bashkëpunimi i Amazon me shtëpinë botuese Hachette ka pësuar një krisje dhe këtë gjë e ka konfirmuar New York Times. Hachette është një nga pesë shtëpit botuese me të mëdhaja.Amazon duke parë që Hachette nuk po plotëson një sërë kushtesh që ata i kishin vendosur për të pasur një bashkëpunim sa më frytëdhënës mori si angazhim për vendosjen e disa penalizimeve.Amazon ka vendos të rris cmimin e blerjes së librave online, heqjen e një sërë produktesh që ofronte dhe gjithashtu shtyrjen në kohë të dërgimit të produktit tek konsumatori.

Amazon ka ndaluar edhe bërjen e kërkesave paraprake për librat që boton Hachette.Gjithashtu  ka ndaluar që konsumatorët të rezervojnë kopje të librave si Harry Potter të autorit  J.K. Rowling’s ose  The Silkworm autorit Robert Galbrait.

Mendohet që shumica e njerëzve  do të shqetësohen nga këto veprime të Amazon për të kërkuar një shtëpi botuese tjetër nga Hachette. Konsumatorët e Amazon janë shumë besnikë dhe kjo falë programit të antarsimit "Prime", me anë të këtij antarësimi ose abonimi amazon mundëson që porositë të arrijnë për 2 ditë pa asnjë pagesë shtesë gjithashtu edhe platforma digitale e mbyllur e saj.(Për shembull nëse një konsumator preferon vetëm versionet digitale të librave ai do ti blej ato në kindle store ( kështu që një përdorues i tillë nuk do të shkojë të kërkoj nëpër rafte librarish për të blerë libra). Sot njerëzit preferojnë ti kenë të gjitha gjërat e tyre në një "sunduk" të vetëm në këtë rast Kindle)

Vendimi që mori Amazon tregon që cfarë ndodh kur ngacmon Amazon edhe pse mund të jesh një shtëpi botuese e sukseshme prapë Amazoni ka një pushtet të madh në shitjen e librave online .

 

 

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.