Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar
Ish-kryeministri Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, për herë të parë që prej vitit 1991. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e njoftoi këtë vendim në një dalje për mediat nga selia blu, vetëm disa orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Basha tha se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit demokrat deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të arsyeve që kanë çuar Departamentin e Shtetit ta shpallë atë non grata në SHBA. Duke folur në vetë të parë dhe duke pranuar se është një nga vendimet më të vështira si kryetar i PD-së, Basha tha se një hap i tillë përfaqëson një sakrificë për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve dhe për interesin e qytetarëve shqiptarë.
Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.
Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.
Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Basha.
Comments
secili i bie fyellit te tij e
secili i bie fyellit te tij e si i behet mbare:
Berisha qe do te meren vendimet ne menyre kolegjiale kur ai vete i ka mare si ka dashur e nuk i behej vone per njeri.
Basha tek tha qe e kemi hequr nga grupi e la te vegjetoje si deputet i pavarur aty.
normal ka hallin e kariges se tij qe ka kohe qe nuk arin ta mbushe dot
Meren me nje plak qe ka mare fund dhe qe boll e ka shkateruar kete vend.
Keto jane fytyra qe duhet te zhduken nga qarkullimi pergjithmone.
Add new comment