Emigrantët bllokojnë tunelin e La Manshit dhe kërcënojnë me grevë urie: “Hapni kufijtë! Duam të jetojmë!”

Postuar në 03 Gusht, 2015 16:04

Një grup prej 200 emigrantësh ndodhen në Kalais në hyrje të tunelit të La Manshit, “Eurotunnel” duke bërë thirrje për të hapur kufijtë dhe t’I lejojnë të hyjnë në Britani. Ata kanë prishur gardhet e vendosura nga policia e cila i ka qëlluar me gaz lotsjellës për ti shpërndarë. Kur emigratët janë tërhequr ata janë mbledhur për të krijuar një barrikadë njerëzore duke bllokur rrugën dhe tunelin. Gjithashtu kërcënojnë dhe me grevë urie. Emigrantët bërtisnin në kor: “Përse na vrisni ne? Kemi ardhur të shpëtojmë jetët tona. Përse jetojmë në xhungël? Ku janë të drejtat e emigrantëve?” Për më shumë se 4 orë policia nuk është përpjekur për të lëvizur emigrantët dhe maunet që kishin bllokuar rrugën. Sipas autoriteteve, numri i emigrantëve sa vjen dhe rritet në qytetin Kale. Shumica prej tyre janë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët i largohen luftës dhe pasigurisë. Më herët 40 emigrantë arritën të kalonin përmes vrimave të cilat ishin hapur në gardhin në periferi të Kalais, pavarësisht se 3 skuadra ushtarake qëndronin 400 metra më tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.