Merkel e pathyeshme, fiton shumicë absolute nëse zgjedhjet do të mbaheshin javës tjetër

Postuar në 02 Gusht, 2015 15:33

Nëse në Gjermani, zgjedhjet do të mbaheshin javën tjetër, kancelarja Angela Merkel, do të fitonte shumicë absolute. Kështu referon agjencia “Reuters” një sondazh të realizuar një ditë pasi revista “Spiegel” publikoi lajmin se Merkel ka ndërmend të garojë për një mandat të katërt. Arsyet e kësaj mbështetjeje gjenden tek sjellja e kancelares gjatë krizës greke, ku ajo provoi veten të ishte një politikane “ku mund të mbështetesh në situata të vështira”. Sondazhi u realizua për gazetën “Bild am sonntag” dhe i jep partisë së Merkel dhe partisë tjetër motër, Unionit Kristian Social Bavarez, një kuotë prej 43%.
http://www.reuters.com/article/2015/08/02/us-germany-merkel-idUSKCN0Q70H...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.