Kajsiu dhe pyetja “Pa Metën, me Metën?”

Postuar në 06 Prill, 2013 10:08
Eduard Zaloshnja

Atyre që deshin ta shihnin pa Metën në krah, në garën elektorale kundër Berishës, Rama ua ka plotësuar me kohë dëshirën – në 2009-ën dhe në 2011-ën.

Në 2009-ën, Rama udhëhiqte një koalicion më të vogël se ai që kishte udhëhequr Nano në 2005-ën – partia 13-mijë votëshe e Xhuvelit kishte kaluar në qeverinë e Berishës. Dhe ç’ishte rezultati? Duke përdorur mesazhe obamiane si “T’i japim fund politikës së vjetër!” dhe “Përtej së Majtës e së Djathtës!”, Rama arriti ta çonte koalicionin e tij në nivelin e rreth 690 mijë votave, nga rreth 565 mijë vota që kishte patur në 2005. Pra një rritje prej 125 mijë votash, kur rritja e pjesmarrjes kishte qenë vetëm 152 mijë votues.

Sidoqoftë, kjo rrijte fenomenale votash nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Ramës, për shkak të përthyrjeve arithmetike të sistemit elektoral të sugjeruar nga Kastriot Islami, për shkak të zgjerimit mekanik të koalicionit të Berishës me parti të vogla të djathta e të majta, për shkak të letrave që kishin dërguar në kutitë e votimit emigrantë që s’ishin fare në Shqipëri ditën e votimit, dhe së fundi, por jo më së pakti, për shkak të ndarjes së të majtës – 83 mijë “zemra të majta” votuan për koalicionin e udhëhequr nga Meta (bëhet fjalë për atë Metën që kishte krijuar një parti të majtë, pasi ishte akuzuar për korrupsion nëpër KPD-ra e media të majta, kur kishte qenë kryemministër).

Në 2011-ën, Rama garoi për Bashkinë e Tiranës, përsëri pa patur Metën në krah. Përkundrazi, ky i fundit ishte në krah të kandidatit të Berishës. Dhe elektorati i majtë u mobilizua fort, sepse deshte të ndëshkonte me votë si Berisha-Bashën, urdhëruesit e presupozuar të vrasjeve të 21 janarit, ashtu edhe pjesmarrësin në videon Prifti-Meta. Si rrjedhojë e atij mobilizimi elektoral, Rama përsëri arriti një rezultat fenomenal elektoral – mori 28 mijë vota më shumë se ç’kishte marrë vetë 4 vjet më parë.

Por ai rezultat fenomenal nuk mjaftoi, sepse i dha Ramës një avantazh prej vetëm 10 votash, i cili u përmbys lehtazi në bodrumin e KQZ-së. Ndërkohë, 4 vjet më parë, Rama fitoi me një avantazh prej 22 mijë votash ndaj kandidatit të Berishës – avantazh që s’kishte bodrum KQZ-je ta përmbyste.

Përse kjo diferencë e madhe në rezultat mes dy zgjedhjeve? Arsyet mund të jenë të shumta, por njëra bie në sy qartazi ndër të gjitha. Meta ishte në krah të Ramës në 2007 dhe LSI-ja kontribuoi me rreth 20 mijë vota atëherë, nga 22 mijë vota që pati avantazh Rama. Ndërsa në 2011-ën Meta i kontribuoi 24 mijë vota kundërshtarit të Ramës dhe avantazhi u rrudh në 10 vota të qelbura…

Epërsi e politikës koniunkturale mbi atë elektorale do ta quante Blendi Kajsiu këtë histori. “Nëse politika elektorale nënkupton mobilizim dhe rritje të elektoratit për të ardhur në pushtet, politika koniunkturale nënkupton rigrupim të elektoratit ekzistues për të marrë pushtetin,” shkruan Kajsiu te Panorama. (http://www.panorama.com.al/2013/04/06/rama-meta-fundi-i-poli...)

Në jetën e përditshme, termin rigoroz “politikë elektorale” e përdorim shpesh në formën popullore “politikë morale”, që nënkupton se një parti që ka epërsinë morale në një garë elektorale, e fiton atë. Dhe sot ka plot opozitarë që duan ta fitojnë garën me Berishën pikërisht kështu.

Po ku ishin votat morale, pasi falimentuan skemat piramidale që Berisha i mbrojti deri në fund si shembujt më të pastër të kapitalizmit të ri shqiptar? Pas katrahurës së skemave piramidale, koalicioni i udhëhequr nga Berisha arriti të marrë rreth 35% të votave, edhe pse në kushte të vështira për të. Në një vend me politikë morale s’do merrte as 5%.

Ku ishin votat morale pas 26 të vrarëve të Gërdecit? Koalicioni i udhëhequr nga Berisha mori 47% të votave, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 7%, pavarsisht manipulimeve.

Ku ishin votat morale pas 4 të vrarëve në Bulevardin e Tiranës? Kandidiati i Berishës mori 50% të votave në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që s’duhej të kishte marrë as 5%, pavarësisht manipulimeve.

Por a ka shpresë për partizanët e votës morale në Shqipëri? Ata duhet të kënaqen ose me një proces shumë gradual emancipimi politico-shoqëror, ose me ëndërrën për një Beppe Grillo shqiptar. Dhe në qoftë se një i tillë vjen shpejt, do të jetë ose një bufon, ose një Çavez ballkanik.

Comments

Submitted by Aleksi (not verified) on

Bravo Zaloshnja. Analize konçize dhe teper e sakte. Bashkimi me cdo shqiptar kunder Kancerit SALI.

Ata qe na tregojne dhe na japin leksione se ne suedi , suedezed nuk do ta benin nje alence me Meten duhet te na thone pjesen e dyte te se vertetes qe ne Suedi Salen do ta kishin personazh perrallash per te trembur femijet dhe jo kryeminister qe zapton ne menyre industriale cdo qelize te institucioneve dhe pushteteve te pavarura.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne Suedi edhe Ramen do e kishte zevendesu nje kryetar i ri me kohe....

Po se e di qe nuk zevendesohet sillet si ti doje qefi.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Zoti Zaloshnja, fakti qe ka budallenj, maskarenj dhe ndyresira qe votojne akoma per Sali Berishen, nuk do te thote se duhet te behen aleanca te tilla, por qe duhet mobilizuar populli per te votuar kunder tij nepermjet aksionit politik dhe frymes opozitare. Rama nuk donte te bente kete, por zgjodhi rrugen e pazarit politik dhe amoralitetit total. Nese populli do votonte Berishen edhe pas 23 qershorit, le ta mbaje e le te vuante me ate, por opozita duhet te jete alternative e moralshme per te permbysur sistemin, jo per te fituar nepermjet tij.

Submitted by mos na hapni ba... (not verified) on

ore andon, ti thua te mos bente koalicion amoral opozita, por te mbetej alternative e moralshme per te permmbysur sistemin. po ku jeton ti? per cilen opozite e ke fjalen? ate te edi rames qe u majm me lejet e ndertimit? apo per kreshno spahiun qe u majm me 150 mije euro per cdo gjykates te emeruar e per kriminel te liruar? apo per skender gjinushin qe u vinte gjoba  1 milionshe atyre qe i bente ministra nga partia e tij? Do me per opoziten e moralshme? por ama, asnjeri prej tyre, perfshire dhe lir meten, nuk kane vrare 4 njerez me duar ne xhepa ne bulevard. le te mblidhen gjithe hajdutet bashke e le ta heqin vrasesin. se hajdutet te vjedhin kuleten, por vrasesi te merr jeten!!!!!!

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Hajde alternative hajde.................medemek te gjithe hajdutet e qelbesirat  jame me te mire se vrasesi sali berisha!!!!!!!!!!!!

nuk lahet muti me shurre o shqiptare mjerane.

eshte Edi Rama qe nuk eshte i zoti ta munde berishen me alternative te drejte me rilindje me fryme  dhe na shet "aleancen e qelbesirave " si te vetmen mundesi.

Submitted by A (not verified) on

Po ç'taksirat kanë të tjerët mër Andon se janë një pjesë e popullit e papërgjegjshme dhe votojnë Salën, ç'taksirat kanë të tjerët të mbajnë Salën po të mos u preket nderi.

Mua kjo puna po më duket shumë e thënë para kohe, sepse Rama mund të vijë dhe të ndëshkojë gjithësesi Metën, por ai dhe mund të vinte pa Metën e të mos e ndëshkonte atë (s'do të vinte gjithësesi me Salën në krye të KQZ).

Submitted by Bard (not verified) on

Kete Zaloshnja, Kajsiu e kishte per ju:

"Përtej problematikës së mësipërme, marrëveshja Rama–Meta ka prodhuar edhe një reagim mjaft pozitiv; revoltën e elektoratit socialist dhe përtej. Është një revoltë që shprehet hapur dhe fuqishëm në rrjetet sociale dhe në internet. Ajo tregon se elektorati shqiptar nuk ka vdekur ende. Publiku shqiptar vazhdon të reagojë, pavarësisht punës së palodhur të medias dhe shumë analistëve për ta mpirë dhe për ta trashur atë; herë duke i thënë se marrëveshja është e keqja më e vogël, herë duke i shpjeguar se politika nuk paska moral, herë duke i thënë të mos jenë naivë dhe se marrëveshja nuk ka pse t’i çudisë."

Submitted by mos na hapni ba... (not verified) on

po zaloshnja ia ka dhene pergjigjen kaisiut, ne menyre koncize e me finese, si shkenctar qe eshte. denglat e kaisut nuk vlejne as sa letra ne te cilen eshte botuar artikulli i tij, kur ne rrezikohemi te sundohemi edhe per shume vjet nga nje vrases gjakftohte si mugabe berisha. muzika e kaisiut eshte si muzika e orkestres qe vazhdonte te ekzekutonte bahun, kur titaniku po mbytej...

ndersa ty bard po te jap te njejten pergjigje qe i dhashe andonit.

ti thua te mos bente koalicion amoral opozita, por te mbetej alternative e moralshme per te permmbysur sistemin. po ku jeton ti? per cilen opozite e ke fjalen? ate te edi rames qe u majm me lejet e ndertimit? apo per kreshno spahiun qe u majm me 150 mije euro per cdo gjykates te emeruar e per kriminel te liruar? apo per skender gjinushin qe u vinte gjoba 1 milionshe atyre qe i bente ministra nga partia e tij? Do me per opoziten e moralshme? por ama, asnjeri prej tyre, perfshire dhe lir meten, nuk kane vrare 4 njerez me duar ne xhepa ne bulevard. le te mblidhen gjithe hajdutet bashke e le ta heqin vrasesin. se hajdutet te vjedhin kuleten, por vrasesi te merr jeten!!!!!!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Asgje nuk do behet me mire me Edi Ramen, vrasesit nuk do denohen as ne Gerdec dhe as ata te 21-janarit sepse Rama eshte i implikuar vete ne keto dy ngjarje deri ne fyt, Ju "antimoralistet" qe thoni te heqim Saliun se te tjerat rregullohen e keni teresisht gabim. Keshty thame ne edhe ne 2005 , iku Nano erdji Saliu dhe cdo gje shkoi keq e me keq. Rama i ka dhene provat dhe ky koalicion me Meten eshte vetem nje konfirmim sic thote edhe Bushati, qe Rama do vazhdoje te perkrahe sistemin e pandeshkueshmerise, te korrupsionit dhe te vlerave morale te humbura ne politike dhe ne shoqerine shqiptare.

Submitted by A (not verified) on

Erdhi Sala në 2005, qenka njësoj me ardhjen e Ramës në 2013, njëri që kishte qenë një herë në atë vend dhe bëri kërdinë, me një që s'ka qenë aty.

Doni s'doni dy janë : ose do të rrijë Sala, ose do të vijë Rama, të tjerët s'bëhen kryeministër, dhe do t'i çojnë tek njëri nga të dy votat. Për sa kohë në shumicë të konsiderueshme shqiptarët s'dinë të shkruajnë e të lexojnë kështu do të mbeten ekuilibrat.

Submitted by Bard (not verified) on

Ne nuk e kemi vene ne dyshim asnjehere qe fitorja e opozites dhe e Rames eshte nje domosdoshmeri historike. Ne thjesht kemi shpresuar qe Rama te mos punonte prostitute para se ta vishnim nuse. Mos valle po kerkojme teper ne moralistet, ne nje atdhe` bordello dhe me nje popull kurve?

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Fatkeqesisht A ketu ke te drejte, shumica e shqiptareve nuk dine te vleresojne alternativat e reja dhe votojne si tifoz futbolli, sidomos mbeshtetesit e PD-se. Megjithate kam nje pershtypje se kete vit dicka mmund te ndryshoje persa i perket votave te popullit, gazetaret dhe opinionistet shqiptare (po te ishin te pavarur) do te benim me mire qe te flisnin me shume per parti te tjera dhe jo vetem PS, LSI dhe PD ne cdo emision politik qe bejne. Sa per Ramen, edhe ai kur ka qene ne krye te Bashkise e ka bere kerdine (sigurisht jo si Saliu), po me korrupsion, taksa te renda dhe favorizim te biznesmeneve te PS-se.

Submitted by kokexhelsi (not verified) on

per cilen parti te re te flasin? per partine e kreshno spahiut, qe u majm me 150 mije euro per cdo gjykates te emeruar e per cdo kriminel te liruar?

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoterinj qe shkruani kunder aleances PS-LSI. Gjykoni me me gjakftohtesi. Edhe une kam shume kritika per kete aleance, por nuk mund ta humbas voten time duke mos votuar PS-ne, pasi keshtu Sali Berishen dhe tropojanet, te cilet e kane kapur per fyti Shqiperine, nuk do t'i heqim jeten e jetes qafe, pasi zgjebja, thone, nuk hiqet kollaj. MOS GABONI.

Submitted by ai qe nuk ka vo... (not verified) on

Per mua me mire te rrije nje vjetersire politike si Zoti Sali qe ka te drejten e autorit per kete sistem menxyre te konsoliduar keto 20 e ca vite se sa te vije ne pushtet nje nxenes i tij (Rama) me etjen e madhe per te tejkaluar profesorin. Opozites i duhet nje lidership me karakter kolegjial dhe jo nje qelbesire si Rama qe e kapercen ylberin pa konsultimin me te vogel me forumet e veta partiake, qofte edhe per fasade, sepse te gjithe anetaret e forumeve drejtuese i ka lidhur prej allatesh dhe nuk kane shans ta kundershtojne keta te mjere. Pa u ndertuar ky lloj lidershipi per mua personalisht rrofte e qofte Saliu (qe jeten na e nxiu)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.