Berisha vlerëson aleatët: Sistemi elektoral duhet modifikuar. Përjashtohen parti që kanë deputet

Postuar në 08 Maj, 2013 15:33

Kryeministri Sali Berisha tha sot se sistemi aktual elektoral duhet modifikuar. Sipas tij duhet bërë i pastër proporcional, ose të japë maxhorancë me ligj. Kreu i qeverisë i bëri komentet gjatë takimit me drejtuesit e strukturave të PD-së për fushatën elektorale.“Gjërat provohen, u konstatohen pasojat, dhe pastaj është në meritën e politikbërësve të ndërhyjnë.  Unë insistova për maxhorancë me ligj, nuk deshi. Edhe kjo që të përjashtosh nga parlamenti një numër partish të cilat votat për deputet i kanë, nuk është e ndershme.”- tha Berisha.Berisha vlerësoi maksimalisht koalicionin, pasi sipas tij, kjo formë është forma më e ndershme dhe organike e koalicionit.“E kuptoj që ka njerëz zemërthyer se kanë mbetur në pozicionin që se meritojnë. Por PD në zgjedhet e 2009 ka marrë 11 deputetë nga votat e këtyre aleatëve, për shkak të sistemit.”- tha ai.Berisha sulmoi kreun e opozitës duke iu referuar listës së qarkut të Vlorës, dhe kandidatit për deputet Koço Kokëdhima.“Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e PS, jo të paktë ishit ju që nuk e pëlqenit se nuk e kishit parë në selinë e PS. Faktikisht u provua, më shumë se nënkryetari madje. Tirana ka memorie, nuk i harron 12 kompani ndërtimi, tendera të të gjitha shërbimeve, gazetat që merreshin, privatizoheshin pa dhënë asnjë lek. Këto Tirana i ka në memorie. Në Vlorë nuk ka qeytetarë që nuk i dinte këto. Atje gumëzhinte Vlora. Të gjithë e kishin të qartë, nuk shkoi Rama por shkoi Koçua.”- tha Berisha.Kryeministri vlerësoi listën e Tiranës, duke e cilësuar edhe njëherë si më të mirën qe ka patur ndonjehere PD.  Ai paralajmëroi se fushata do të jetë pozitive, duke mos e bazuar kështu në akuza, sharje dhe fyerje.“Fushata jonë do të jetë kryesisht pozitive. Në tërësi, fushata e vlerave është fushata e pozitivitetit”- tha ai. Berisha kërkoi nga grupet e punës që të mos ketë eufori.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.