Avokatja e Londrës, korrupsioni i EULEX-it, qeveritarët e Prishtinës dhe… azilkërkuesit

Postuar në 03 Gusht, 2015 12:35

The Guardian e Londrës është marrë me rastin që misioni më i madh i huaj i Bashkimit Evropian, EULEX, përpiqet me çdo kusht ta mbyllë. Qeverisja europiane e Kosovës është akuzuar për përdorimin e çdo fuqie në përpjekje për të heshtur një denoncuese që pretendon se ka prova të korrupsionit në këtë mision. Denoncuesja është juristja Maria Bamieh, ish punonjëse që pretendon se është detyruar të largohet nga puna për shkak se kishte prova për korrupsionin që përfshinin zyrtarët e lartë të këtij stafi. Rasti njihet prej vitesh në Prishtinë, por tani Bamieh dhe avokati i saj janë paralajmëruar zyrtarisht nga EULEX-i, që ata mund të ndiqen penalisht dhe të burgosen nëse zbulojnë ndonjë hollësi në rastin e saj të punësimit, duke përfshirë edhe dëshmitarët e mundshëm. Çështja është se EULEX-i ka atributin për të kërkuar ekstradimin e të dyshuarve nga Britania e Madhe. Vetë Bamieh, ish-avokate e Shërbimit të Prokurorisë, ka thënë se kërcënimet e EULEX-it ishin kulmi i një fushate trevjeçare për të ndaluar atë që të mos paraqesë faktet mbi, siç e quan ajo, “kulturën e korrupsionit” dhe zbulimin e keqtrajtimeve të saj.
Kësisoj, në Kosovë kemi një qeverisje europiane që refuzon t’i ekspozohen rastet e korrupsionit, një qeverisje shqiptare që po përmendet si etaloni i korrupsionit, një komunitet ndërkombëtar që ngul këmbë që këta politikanë të ngrenë gjykatë speciale për hetimin e krimeve të dyshuara që kanë bërë gjatë luftës… dhe qytetarë që po shtojnë rradhët e azilkërkuesve në Gjermani.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.