Genocidi (vet)izolon Serbinë

Postuar në 20 Prill, 2024 14:30

Duket se diçka ka ndryshuar në raport me Serbinë. Nëse pak muaj më parë, presioni perëndimor orientohej kryesisht drejt Kosovës, aktualisht, SHBA dhe BE po detyrohen të lëvizin ndaj Serbisë. Kjo u bë e qartë edhe pas një takimi të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, me zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Euraziatike, James O’Brien.

Ne ramë dakord për shumë pak gjëra. Ramë dakord se është shumë e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe nga ana serbe, premtova që Serbia do të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze dhe i thashë se po prodhohen gënjeshtra nga ata që flasin për një lloj pushtimi

citohet Vuçiç.

Teksa e falenderoi James O’Brien për nënvizimin prej tij të “Asocacionit si një detyrim i rëndësishëm i Prishtinës”, Vuçiç ka shtuar se nuk ndan të njëjtat qëndrime me zyrtarin amerikan, sa i përket Kosovës, por edhe Srebrenicës.

Unë e di se çfarë do të thotë kjo rezolutë dhe sesi do të shpërbëjë marrëdhëniet në rajon. Mos harroni, paraqitet si një vendim i një populli kundër një tjetri në Bosnje-Hercegovinë

ka thënë presidenti serb, sipas të cilit rezoluta është kaluar ilegalisht nga Këshilli i Sigurimit në Asamblenë e OKB-së.

Çështja e rezolutës për Srebrenicën është prekur edhe nga ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, spas të cilit termi “genocid” nuk implikon në asnjë mënyrë përgjegjësinë kolektive të popullit serb.

Mendoj së pari se kjo është një çështje e liderëve politikë, nëse ata duan të shfrytëzojën përvjetorin si një rast për të punuar për pajtimin dhe ta lënë të shkuarën pas

citohet të jetë shprehur ai në një intervistë për serben “Politika”.

Në të dyja rastet, leximi që po bëhet në Serbi, është se Beogradi po izolohet efektivisht duke i provokuar një tension të ri në Ballkan, përkundrejt të cilit nuk ka argumente më.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.