PD, letër BE-së për mandatin e Xhaçkës: Po i jepet mbrojtje politike

Postuar në 15 Prill, 2024 16:21

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe Trupit Diplomatik në Tiranë lidhur me refuzimin e  mazhorancës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kreu i grupit të PD-së informon përmes letrës Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë, për atë që e cilëson si “dhunimin më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet” refuzimin për të ekzekutuar vendimin e Kushtetueses.

Në letër thuhet se kjo qasje e maxhorancës shkon paralel me dhënien e statusit të investitorit strategjik bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka, Artan Gaçi.

Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në shkresën e PD-së drejtuar ndërkombëtarëve.

Në letër, Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, një veprim që sipas tij minon demokracinë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.