Rusia investon 2.6 miliardë dollarë në ar dhe valutë të huaj

Postuar në 04 Prill, 2024 21:40

Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se do të dyfishojë blerjet e valutës së huaj dhe arit përgjatë këtij muaji, një lëvizje që e kombinuar me shitjen e bankës qendrore do t'i çojë ndërhyrjet neto të shtetit në forex gati afër zeros.

Sipas Ministrisë ruse të Financave, të cilës i referohet Reuters, valuta e huaj dhe ari i blerë do të ketë një vlerë afërsisht 235.3 miliardë rubla (2.6 miliardë dollarë), ose 11.2 miliardë rubla në ditë, nga 5 prilli deri më 7 maj.

Banka qendrore kryen ndërhyrje në forex në emër të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, banka qendrore po shet gjithashtu forex për të kompensuar paratë e shpenzuara nga fondi i pasurisë së Rusisë në 2023.

Ministria tha se po i rrit blerjet pjesërisht falë të ardhurave më të larta se sa pritej nga tatimi mbi të ardhurat. Të ardhurat nga shitja e naftës dhe gazit për buxhetin federal të Rusisë u rritën në 1.3 trilion rubla në mars nga 945.6 miliardë rubla në shkurt, treguan të dhënat e ministrisë.

Në prill, ministria pret të ardhura shtesë nga energjia për buxhetin prej 128.3 miliardë rubla mbi planin e saj aktual.

Në gusht të vitit të kaluar, Banka qendrore ruse shtyu blerjet e valutës së huaj për të shmangur presionin rëndues ndaj rublës, i cili ra mbi 100 për dollar në gusht dhe tetor. Ministria po shiste juan kinez për gjysmën e parë të vitit 2023 pasi sanksionet perëndimore prekën të ardhurat nga energjia. Ai iu rikthye blerjeve në gusht pasi çmimet e mallrave u rritën dhe të ardhurat nga energjia u rikuperuan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.