Industria gjermane e mbrojtjes bën thirrje për riarmatim të Europës

Postuar në 01 Prill, 2024 21:12

Europa nuk duhet të bazojë më sigurinë e vet në mbrojtjen e Amerikës. Dhe duhet të përgatitet konkretisht për këtë. Thirrja kësaj radhe vjen nga Armin Papperger, kreu ekzekutiv i “Rheinmetall”, grupi më i madh kontraktor ushtarak gjerman.

Nuk ka shumë kuptim nëse ne, të themi, zgjedhim teknologjinë e dytë apo të tretë më të mirë pse një shtet e do atë për “arsye nacionaliste”. Ky është diskutimi më i vështirë që kemi në nivel qeveritar. Ne kemi nevojë për kompani të mëdha në Europë

citohet Papperger.

Drejtuesi bavarez e ka fjalën në idenë e krijimit të konsorciumeve ndërnacionale që do të mund të realizonin dy qëllime: eliminonin konkurencën në Europë përmes buxheteve nacionale dhe së dyti të ishin të afta të konkuronin në tregun global duke siguruar ndërkohë dispozitiv industrial dhe teknologjik për mbrojtjen e BE-së. Agjencia “Reuters” sjell si shembuj për këtë prodhuesin anglo-europianen të raketave, MBDA. Ai përfaqëson një histori suksesi në një industri që zakonisht qëndron përmbi çdo debat publik. Papperger ka shtuar se Europa duhet të kuptojë realitetet e reja jo vetëm në planin analitik, por edhe atë të veprimit, pasi SHBA ka interesin e vet kryesor në Azi.

Me një situatë shumë të rrezikshme në rajoin me konflikt tërësor ushtarak, SHBA do të përqendrohet në Azi dhe mandej Europa do të jetë totalisht vetëm

shprehet ai.

Problemi që shtron këtu kreu i “Rheinmetall” është politik dhe ai ka të bëjë jo vetëm me vendimmarrjen europiane, por edhe me aftësinë e Gjermanisë për të dalë nga një lloj kulture anti-ushtarake që pasoi Luftën e Dytë Botërore. Kancelari Olaf Scholz ka qarkulluar termin “Zeitenwende” – Ringjallja – që presupozon kalimin drejt një politike të re, aktive në sektorin e mbrojtjes, çka duket edhe me angazhimin publik të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, që shpesh ka folur për “mundësinë e një lufte të afërt në Europë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.