Kush dhe pse është krenar me Shqipërinë?

Postuar në 24 Mars, 2024 11:23

Këtë titull ka zgjedhur z. Rama, kryeministër i vendit, për ta shpërndarë nga një intervistë e tij në televizion së fundmi. 
Z. Rama.po bën reporterin e shqiptarëve jashtë vendit duke na thënë se tashmë me emrin Shqipëri mund të krenohesh. 
Ta lëmë mënjanë faktin e sëmundjes terminale të këtij njeriu që konsiston në të jetuarit me atë që thonë të tjerqt e të pyesim edhe veten: pse duhet të jem krenar për Shqipërinë e sotme? Por edhe atë të djeshme? 
Secili ka përgjigjet e veta por të përgjithësosh një ndjesi dhe perceptim sepse kështu të konvenon është hipokrizi. 
Është jologjike të thuash “sot krenohem me Shqipërinë” dhe tq vazhdosh të mendosh ikjen. Zoti Rama ndoshta flet për imazhin e korrigjuar në mediat e perëndimit, ku ka nisur të flitet për “Maldivet e Europës” dhe kjo ndoshta bën krenarë disa shqiptarë. Por si mundet që këtë ndjesi të një kategorie shqiptarësh të frustruar gjatë dhe madje të vetëfrustruar me varfërinë e tyre, ta shndërrosh në metër suksesi? 
Di vetë z. Rama ta shpjegojë krenarinë kinematografike që shpik tani si humor popullor? 

A ka vallë një ministër në qeverinë e tij që krenohet realisht, që e sheh familjen e tij këtu, fëmijët të shkolluar këtu e kështu me radhë? Po e vërtetë, me Shqipërinë ndihet krenar e i lumtur ndonjë Fevzi gazetar, por kush nuk pati cene në këtë botë?!

Autizmi propagandistik i shpik dhe rishpik një Shqipëri që nuk është. Një Shqipëri që është plaçka e dy-tri familjeve që edhe po t’i shohësh antropologjikisht e kupton se nga vijnë e çfarë duan. E çuditshme megjithatë sesa shpejt dhe shpesh masturbon me veten ky njeri që nuk asociohet me asgjë shqiptare veç hajdutërisë si parim ekonomik dhe makutërisë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Autizmi propagandistik dhe prejardhja antropologjike e disa familjeve plackitese jane shume fyese dhe diskriminuese. As mua sme pelqen situata po nuk kam aq mllef me te kamurit. Pse kaq shume urrejtje? Pastaj cfare kane autiket me pak se ty?

Submitted by redaksia on

Te kamurit? Po aty eshte fjala per ata qe drejtojne ne politike, jo ata qe bejne biznes. Ca hyn biznesi ketu! 

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Autiket mbase nuk kane asgje me pak se artikullshkruesi ( nuk jam kompetent fushe) por te pakten jane te diagnostikuar. Ky eshte ndryshim goxha i madh. Ndersa ata qe ndihen "krenare" jetojne realitetin e prindit qe ne vend te coje femijen per depistim qe te nise trajtimin nese i perket spektrit, vazhdojne e mohojne sa te munden.

Submitted by Taras (not verified) on

Sa per dijeni.
Mediat e Evropes pellasin per "Maldivet e Evropes" sepse paguhen me parate e taksapaguesve shqiptare nga qeveria e rilindjes se Rames.
Per cdo shkrim qe kazani mediatik i Qeverise na e parashtron si " uauuu" nga Perendimi, jane paguar me mijera euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.