New York Times: Shefqet Kastrati, partner i Kushner në Sazan dhe Zvërnec

Postuar në 17 Mars, 2024 00:42

Gazeta “The New York Times” ka trajtuar në një shkrim të vetin lajmin e investimit në Sazan, Zvërnec dhe Serbi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. 

Sipas gazetës në fjalë partneri shqiptar i Kushner është Shefqet Kastrati dhe djali i tij, Musa Kastrati, ky i fundit madje edhe ka folur për projektin. 

Gazeta vë në dukje se roli i Kastratit në këtë sipërmarrje është ndërtimi i disa prej komplekseve, ndërkohë që bëhet e ditur se pika e lidhjes mes Kushner, Trump dhe Kastratit ka qenë Richard Grenell. 

Kastrati ka pranuar se ka takuar Donald Trump në rezidencën e vet në Mar – a – Lago në dhjetor 2022, por ka mohuar që aty të jetë folur për marrëveshjen. Gazeta vë në dukje se Kastrati ka blerë një hotel afër rezidencës së Trump, ndërkohë që theksohet po ashtu edhe roli i madh i investimeve arabe në Vlorë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.