SHBA shton presionin mbi Austrinë për largimin e Raiffeisen nga Rusia

Postuar në 12 Mars, 2024 16:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj bizneseve europiane që vijojnë të bëjnë biznes me Rusinë, apo në Rusi. “Politico” raporton se së fundmi, subjekt i këtij presioni është edhe banka austriake “Raiffeisen”, teksa në në një takim të zhvilluar së fundmi mes Ndihmës Sekretarit në Detyrë për Thesarit, Anna Morris dhe zyrtarëve auatrikë, janë vënë në dukje pasojat e nxjerrjes së bankës në fjalë nga sistemi financiar amerikan.

Presioni vjen nga Zyra për Kontrollin Financiar të Aseteve, një entitet i ri “në listën e gjatë të pushteteve që i lejojnë SHBA-ve të përdorin dominancën e vet në sistemin financiar ndërkombëtar për të ushtruar presion politik jashtë kufinjve”

Përjashtimi nga sistemi i dollarit do të nënkuptonte shkatërrim për Raiffeisen dhe përfaqëson një siklet serioz për autoritetet europiane që do të thotë se ato ishin ose të paafta, ose nuk kishin dëshirë të ngriheshin në nivelin e retorikës së tyre për ndëshkimin e Rusisë për grabtitjen më të madhe territorial në Europë në 80 vjet

shkruan “Politico”.

Vetë banka pretendon se ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin në Rusi, ndonëse ka refuzuar të përkeqësojë marrëdhëniet me Rusinë, pasi është banka më e madhe e huaj në këtë vend, prej nga ku gjenerohen rreth 60% e fitimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.