Dy Berishë në një derë

Postuar në 27 Dhjetor, 2023 09:22

Gjykata e Lartë kundër Krimit dhe Korrupsionit vendos sot për kërkesën që SPAK ka dërguar në lidhje me masën e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha.

Pasi mori autorizimin nga Kuvendi, institucioni më i lartë i akuzës në vend iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj Berishës, nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në të njëjtën gjykatë u paraqit sot edhe Shkëlzen Berisha, i thirrur për të dëshmuar për dosjen “Gërdeci”, ndaj ish-ministrit të qeverisë së të atit, Fatmir Mediu.

Shkëlzen Berisha është përmendur dhe është thirrur disa herë në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.