Sali, nisu te vendi e me shpresë që nga pas të vijnë të tjerët! Edi Rama sidomos!

Postuar në 21 Dhjetor, 2023 11:51

Sali Berisha deklaroi sot se është më i fortë se kurrë. Disa brohoritje. Ja tha, e dëgjoni? Brohoritje sërish.

Shenjë e mirë kjo se ligjësitë e historisë funksionojnë edhe në Shqipëri.

"Jakobini i dikurshëm i revolucionit të lirisë", që hidhte në erë shtylla tensioni dhe kishte në dorë stabilitetin e vendit, është katandisur në një llafazan të cilit i ka mbetur besnik vetëm hija e vet. Nuk ka asgjë epike në këtë që po ndodh. Ka vetëm diçka proceduriale. Sepse epizmin e momentit të transformimeve të mëdha, në të cilat fati e vendosi Sali Berishën, ai diti t’i njollosë dhe pëgërë me lëngatën e gjatë të pazareve me kundërshtarët dhe kënetën e betejave të rreme.

Sa vjet ka ky njeri që Lufton me Sigurimin e Shtetit? Dhe dosjet nuk i hapi që nuk i hapi. Sa vjet ka ky njeri që luftoi nomenklaturën e kuqe? Dhe sërish do të shprehej se “unë me Edi Ramën kam bërë reformat më të mëdha”.

Tani po mbushet dekada në luftën ndaj korrupsionit transnacional edhe pse po vdes I ziu për një çikë miqësi me amerikanë.

Kush e katandisi Partinë Demokratike në këtë tufë beotësh laramanë? Sigurimi? Nomenklatura? Korrupsioni transnacional?

Po Lulzim Bashën? Gjoja njeriun? Kush e poftisi në Shqipëri? Në politikë? Apo ishte një intrigë sorosiane?

Patjetër që këto janë të gjitha. U bënë bashkë në një “perfect storm” ndaj Mujit dhe tani koka në tepsinë e SPAK-u të këtij kreshniku të papërmbajtshëm!

Në të vërtetë gjërat janë më të thjeshta se e gjithë kjo narrativë. Janë më të thjeshta se i gjithë ky marifet i kurdisur kush e di se nga ku; me non grata si hap të parë – ndoshta për të hequr komplekset e meitit që qeveris, pastaj me një aferë që nuk është aferë dhe tani ca pranga. Janë më të thjeshta sepse ky zotëri që ka deklaruar përgjithnjë se nuk i duhet imuniteti mund të paditej për shumëçka. Kjo nuk ndodhi, sepse ata që ka përballë bëjnë të njëjtën gjë që ka bërë edhe ky.

Madje në përmasa shumë herë më të mëdha. Tani që pirueta u mbyll, tani që Saliu është një kufomë, po rendin të mburren me suksesin e reformës, me rënien e miteve e kështu me radhë. Dhe Saliu, i ziu duhet ta gëlltisë këtë. Dhe t’i bëjë mirë. Po mirë fare madje sepse ka qenë kuzhinier i kësaj gjelle. Ngushëllimi i vetëm është se do u vijë radha edhe të tjerëve sepse e kanë patur dorën shumë më të gjatë se ai. Dhe se askujt nuk do i vijë keq. Madje sikur të gjithë të vdesin në burg do ishte ideale. Nuk ka ndonjë gjë makabre. I ka profesioni i hajdutit këto.

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Citoj: "... nje llafazan qe i ka mbetur besnik vetem hija e vet" - ne te vertete jane mbi 40 mije "hije" , anetare te partise se tij qe i jane pergjigju plote kater here per te dale ne votimet e para nje viti e gjysem; ne te vertete jane 600 mije "hije" qe e votuan para ca muajsh.
Cilesimin denigrues "kufome politike" e ka perdorur i pari Rama ne parlament kur u shpall nongrata, pastaj te gjithe deputetet socialiste me radhe; te gjithe gazetaret dhe analistet pro-qeveritare por, dhe kjo eshte me te vertete per te te ardhur keq, edhe gazetare qe nuk bejne pjese tek te lartcituarit, porqe nuk e perballojne dot trysnine e propagandes se gjithanshme anti-Berishe, duke i bere te vetat keshtu etiketimet qe sugjeron kjo propagande.
Nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme qe Nongrata ishte e sajuar, ne kuptimin e lobuar-paguar. Nuk ka shqiptar qe nuk e kupton qe gjithe ky proces ndaj Berishes eshte politik; fund e krye; kjo e vertete duket me qarte tek ata qe e urrejne, kur thone: mir t'i behet... qe nenkupton edhe qe kujt i plasi nese eshte ndjekur procedura apo jo, eshte zbatuar ligji apo jo, eshte respektuar kushtetuta ose jo; rendesi ka qe Saliu te shkoje ne burg... dhe ne fund perla e atyre te treteve te ndershem medemek, qe na jane vjelur nga korrupsioni i ketyre te pareve dhe te dyteve, urimi i gerditshem: ne burg Berisha, dhe le ta ndjekin edhe Meta me Ramen...! Keto jane fjale qe i degjon kaq shume rrugeve te mediatike por edhe atyre gjeografike sot; dhe jane kaq te neveritshme, sepse behen nga moralizues qe kerkojne gjithcka nga te tjeret, duke mos bere asgje vet.
Berisha ka shpallur publikisht se ka hedhur ne gjyq Sekretarin e Shtetit Blinken; madje, kjo shpallje eshte edhe me keq ( ne dem te tij) sikur ky gjyq te ishte zhvilluar; nje ish-Kryeminister i nje vendi kaq te vogel - te ishte i nje vendi si Italia, a mbase edhe Greqia pse jo, se per vendet e medha as qe behet fjale, edhe mund te kishte kuptim - pa asnje pushtet per 10 vite me radhe, hedh ne gjyq Sekretarin e ShBA-se, pse e ka quajtur te korruptuar , ky fakt e hedh poshte citoj "... po vdes i ziu per nje cike miqesi me amerikane"; eshte thjeshte e pakuptimte, ashtu sic jane shpesh gjerat e deshirueshme.
Hajdut Sali Berisha?! Edhe sikur te pranohen te gjitha akuzat e tjera qe i jane bere keto 30 vite nga kundershtaret e tij, kjo do te ishte e vetmja e papranueshme.

Submitted by Qerratai (not verified) on

Na more me qafe keta Amerikanet, po na fusin Saliun ne burg.
Po ky Blinkeni, c'pati me Salen xhanem? Nuk e di ky qe gjithe shpelloret Saliu i ka pas? Nji fije floku me iu prek Sales, kallet krejt Veriu, bash si ne 1997

Submitted by Bledi (not verified) on

Dori ke folur shume mire. Kur ja bejne Saliut e te tjere njerezve me pasuri e pushtet, une nuk e imagjinoj cfare do ti benin njerezve te kategorive te tjera sic dhe jua kane bere ne shume raste ne mos me burg me marrjen e shtepive e pronave. Ky eshte problemi.

Submitted by YJE e te Pashuar (not verified) on

Daktorri eshte lezhende!
Shpalli veten perfaqesues te ish pronareve, zbatoi ligjin bolshevik 7501!
Te jesh lezhende nuk eshte pak, sidomos po te mendosh qe rrethohet nga motrat Vokshi, Ed Paloka, Tritan Shehu apo Mul Noka!
Ta shpallesh veten te “ djathte”, dhe ben lojen e grekut e serbit, kete Vetem nje njeri e ben!
Pa lezhenden nuk do kishte as tallava!
Pa lezhenden, pjeter arbnori, xhozi, bamir topi, bujar nishani, do ishin askushi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.