Për një kandidat të përbashkët je dakord?

Postuar në 21 Dhjetor, 2023 15:52

Ka dalë sot me një koment të vetin për vendimin e GJKKO-së për çështjen Beleri, kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai citohet:

Referimi nga ana e GJKKO-së e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.

Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur

Pra: 

  1. Z. Rama pranon se Fredi Beleri është fitues.
  2. Z. Rama fshihet pas vendimeve të tilla sepse ka fituar atë që druhej më shumë: betimin e Belerit, të cilin mandej duhet ose ta shkarkonte, ose të priste vendimin e gjykatës.
  3. Zoti Rama po i thotë Jorgo Goros nuk më duhesh më.
  4. Zoti Rama po synon të gjejë një zgjidhje diplomatike për zgjedhjet në Himarë dhe sipas të dhënave të ndryshme diplomatike, ai i ka propozuar kryeministrit grek një kandidat të përbashkët.
  5. Zoti Rama është një njeri me inflacion dinjiteti, aq sa një pjesë i rrjedh në ushtrimin e detyrës si kryeministër.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rama ka qene gjithmone koherent. Dhe nuk ka ndryshuar kurre qendrim. Qe juve ju pelqen spaku vetem kur ju shkon per shtat ky eshte problemi juaj. Ai ka detyrim ligjor te mos thyhet.
I paska propozuar k/ministrit grek kandidature te perbashket? Po partia e Micotaqis nuk kandidon ne Shqiperi. Le te provoje edhe ai fundja, se fatin e partise se Albin Kurtit do kete.
Pse i duhej te fshihej pas vendimeve te tilla kur do te mundej (ne fakt do te duhej) ta shkarkonte?
Ato te dhenat e ndryshme diplomatike i merrni ne koridoret e redaksive ju. E kini zakon te shpikni nje lajm dhe pasi ju kthehet jehona filloni ta besoni edhe vete.

Submitted by Indrit (not verified) on

Do shte nje zgjidhje e mencur, te cilen drejtuesit politike te minoritetit mendoj se do ta kapin fluturim. Perndryshe mund te fitonte ndonje jaho a resul

Submitted by Pinoku (not verified) on

Edhe ti o Skerdo vjen nga Jahot e Resulet por ja qe pas punes ne Greqi, perfundove me helen se greket.

Submitted by redaksia on

Une jam ky qe jam dhe ky kam qene. Po e sigurte eshte se kushdo qe ka nje minimum morali njerezor dhe njeh Ju, partine tuaj, sojin tuaj nuk ka dilema se cfare do zgjidhte. 

Moralin pastaj fute aty ku te nxe. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Studimet tregojne qe njerzit kane empati me fmijte me shume se me te moshuarit, me njerzit e bukur se sa me te shemtuarit, sado qe plase Ti me empatine per Belerin. Empatia eshte individuale dhe sido qe ta trajtosh e ngaterrosh me moralin, ligjin dhe te drejten, prap nuk ja del, se kshu e ka saju zoti si ndjenje, dhe shqiptaret jane me Edi Ramen se eshte mo i bukur se Beleri, ose me sakte per Belerin nuk ndjen njeri empati e dhemsuri se eshte shume i shemtuar.

Submitted by redaksia on

Dakord jam per cdo gje thua. Por nuk ka lidhje kjo me ceshtjen sepse ne Himare njerezit aty(nje pjese) votuan Belerin. Kete po shqyrtojme, voten e nje pjese. E thene me gjuhen e tyre se edhe e njoh mire: nuk i plasi bitha kujt sa i bukur eshte Edi dhe edat. E se ke duan shqiptaret. Ne(ata) votuam Belerin. Kaq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.