Kathimerini: Kandidon djali i Belerit, ose bojkot zgjedhjeve!

Postuar në 19 Dhjetor, 2023 14:39

Në një opinion të botuar në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, që shkruan shpesh për marrëdhëniet greko-shqiptare, vë në dukje se me afrimin e ditës së gjykimit për Fredi Belerin, pakicës greke në Shqipëri i mbeten dy rrugë: të gjejë një kandidat tjetër ose të bojkotojë. Në rastin e parë, Tsimas shkruan se djali i Belerit, që së fundmi është shfaqur në media, mund të jetë një kandidaturë, çka do ta shndërronte Himarën në një bastion politik dhe elektoral.

Nga ana tjetër, Tsimas duket se nuk ka ndonjë informacion të shtuar sepse disa qarqe në Perëndim mbështesin Edi Ramën në ballafaqime të tilla, në kushtet kur është e qartë se për rastin e Himarës ka një manipulim të hapur. Autori grek shkruan se një arsye është statusi që i ka dhënë vetes Edi Rama si interlokutor për botën shqiptare dhe rolin qetësues që ai ka në Kosovë, diçka që nuk i përgjigjet realitetit sepse me krizën e fundit në Kosovë ne pamë se atë nuk e pyeti kush në Prishtinë. Madje ajo krizë ishte inaugurimi I shtetësisë së Kosovës përkundrejt marrëdhënieve emocionale me Shqipërinë.

Një arsye që ndikon në këtë qëndrim është padyshim fakti se minoritetet që dikur kanë qenë në krye të axhendës së Europës dhe Perëndimit kur vjen puna për të drejtat e njeriut, kanë humbur rëndësinë e tyre. Edhe zhurma për Asocacionin në Kosovë, nuk udhëhiqet nga shqetësimi për të drejtat, por nga konsideratat për sigurinë në rajon, nisur nga perceptimi se Serbia ka potencial të lartë destabilizimi.

Kështu që së bashku me forcën e Greqisë që nuk është ajo që ka qenë, situata e Himarës kalon sot si një episod elektoral që nuk konsideron shqetësimet e palës greke. E parë në prizmin formal të një qytetari shqiptar, do të duhet të ishim të gëzuar për mbështetjen që ka kryeministri i Shqipërisë, një palaço cirku kudo që vete. Mirëpo me mbështetjen gati të pakufizuar që i jepet atij, çdo sens opozitarizmi në këtë vend dekurajohet. Dhe dekurajohet sepse ne jemi një shoqëri që e kemi edukatën politike të deformuar: presim të tjerët të na japin sinjalin.

Ndaj fitorja e palaços që dirigjon në rastin Beleri nuk është fitore për Shqipërinë. Është fitore për ndërtuesit e këtij vendi. Dhe është e dukshme se BE-ja megjithë spektaklin që i ka ofruar zotit Rama, po humbet kredencialet e veta në çdo drejtim. Pas bëri Komisarin politik për 30 vjet, befas devijon dhe i jep firmën një njeriu që zhbëri çdo gjë normale në këtë vend.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...minoritetet që dikur kanë qenë në krye të axhendës së Europës dhe Perëndimit kur vjen puna për të drejtat e njeriut, kanë humbur rëndësinë e tyre. "
Per cfare rendesie e ka fjalen? Greket nuk i njohin fare minoritetet. Ata jane akoma me mentalitet mesjetar. Askush nuk ka marre dokumentat ne greqi pa ndryshuar nga Isuf ne Jorgo.Nuk kane te ndare kishen nga shteti. Gjyqet e shqiptareve jane bere pa perkthyes te mireqene. Sepse merrej e mireqene se shqiptari ishte kriminel per rrjedhoje fajtor.Cfare leksioni mund te na japin per te drejtat e njeriut? Pash zotin mos na i bini zorret ne fyt.

Submitted by Asterisk (not verified) on

Sot ne Shqiperi kemi dy viktima qe jane te perndjekur politik. I pari eshte F Beleri dhe i dyti eshte S Berisha.
Qe te dy jane bedela te Brukselit. Pa mbeshtetjen e Evropianeve Rama nuk do te guxonte te vepronte kundra tyre. Veriu malesor dhe Jugu grek duhet te bashkohet per kete kauze.

Submitted by Anton (not verified) on

Ne paste vend ne bote ku minoritaret gezojne me shume se gezojne vendasit, ku pakica nuk konsuderohet fare e tille qofte nga shteti, qofte nga popullata, ky vend eshte Shqiperia. Dhe kjo ka qene jo sot po prej dhjetra e dhjetra vitesh.
askush nuk ka degjuar ne Shqiperi se nje miniritar, grek a sllav qofte, eshte rrahur se eshte i tille. Askush nuk i ka prish shtepine, as i ka rrahur femijet, as nuk eshte lene pa pune, a pa shkolle si i tille.
Perkundeazi, kane bere krushqi me shqiptare native, kane shoke, miq, te dashur e te dashura shqiptare. Levizin lirshem, blejne e shesin, kane prova e kompani e me rradhe. Pa fol per besimin fetar qe askush nuk u thote me te voglen fjale.
Gjera qe, ne fare pak ne vendet e EU i gezojne. Kurse ne greqi as behet fjale
Nuk jane te pakta rastet e 10 viteve te fundit, pa llogaritur te vjetrat, qe jane rrahur, vjedhur, grabitur, perbuzur vetem se ishin shqiptare. Jane detyruar te nderrojne emrat 100%, e te kthehen ne emra ortodoks.
As sot, nese del ne rruge ne greqi me flamur shqiptar ne dore, duhet te kesh kujdes shume pasi mund te rrihesh si nga polici, si nga kushdo grek qe kalon andej pari

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.