Rishfaqet Palmeri i famshëm. Akuzohet se tentoi rrëzimin e Vuçiç

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 13:20

Del në skenë sërish i mirënjohur për shqiptarët e Shqipërisë, Mathew Palmer. Kësaj radhe në Serbi. presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar diplomatin amerikan se ka tentuar tab rrëzojë nga pushteti. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçiç, ka referuar në takim të Palmer me liderin e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunoviç në vitin 2020, gjatë të cilit diplomati amerikan ka kërkuar ndihmë për ta rrëzuar Vuçiç.

Kush jeni ju që t’i ndihmoni ata? Çfarë keni kundër personit ndaj të cilit opozita është kundër? Nuk e pëlqeni Vuçiçin? Jam krenar për këtë. Ju keni problem me Serbinë e pavarur

citohet Vuçiç.  

Një akuzë e drejtpërdrejtë që zbulon mendimin e autoriteteve në Beograd për diplomacinë amerikane. Duhet thënë se ky Palmer vërdallosej ca kohë edhe këtej nga Shqipëria dhe nëpër mediat shqip duke mbrojtur qeverinë dhe kundër opozitës, partinë kryesore të së cilës, PD-në e para shndërrimit në kashtë e koqe siç është sot, se do ta shpallte organizatë kriminale. Pyetja megjithatë që shtrohet është: mbi cilin kriter SHBA ndihmon një pushtet dhe godet një tjetër? Se për parime nuk po shohim në të vërtetë, veç parimeve të gangsterizmit. 

s.zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.