Çmimet e ushqimeve do të vijojnë të rriten

Postuar në 06 Nëntor, 2023 11:58

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën ka folur edhe për GREXIT. Apo krizën financiare greke që provokoi tensione në hapësirën europiane vite më parë. Lidhur me situatën e tanishme në botë, Lagarde shprehet se në krahasim me Luftën e Ftohtë, bota e sotme është më e fragmentarizuar dhe për rrjedhojë shumë më e paparashikueshme. Lagarde ka komentuar lëvizjet e tanishme duke folur për “skizma që po ndodhin para syve tanë”.

Ajo është pyetur edhe nëse rritja aktuale e çmimeve të mallrave të shportës dhe të shtëpive po bëhet tashmë diçka strukturore. Sipas saj, rritja e çmimeve të ushqimit lidhet me disa faktorë dhe nëse elementët e klimës rendin në këtë drejtim, ato do të vazhdojnë të rriten edhe më tej.

Sa për implikimet politike të kësaj, më lejoni t’u them se mandati ynë është të sigurojmë stabilitet të çmimeve dhe ky është kontributi më i mirë që ne bëjmë për paqen sociale dhe pjesën më të ekspozuar të shoqërisë

ka thënë ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.