Një konflikt që ka çfarë t'i mësojë edhe Ballkanit!

Postuar në 10 Tetor, 2023 16:01

Në një postim në Tiitter, Mossadi izraelit, shërbimi i jashtëm i zbulimit që është përfolur përherë për operacione jokonvencionale ndaj armiqve të shtetit, nëse të tillë ka më, përcjell një ndjesi që duket se po dominon vendimmarrjen në Jeruzalem.

Na ka ardhur në majë të hundës me OKB-në që na godet përherë dhe vazhdimisht. Jo kësaj radhe. Boll!

shkruhet në postimin e një dite më parë në një llogari që pretendon se i përket shërbimit izraelit dhe që në fakt përshkruhet nga aktivitete të forcave në terren.

Mesazhi ngjan të transmestojë me gjuhë tjetër fjalët e Netanyahut, i cili nuk është më e qartë nëse po udhëheq hakmarrjen izraelite, apo një operacion gjakftohtë pastrimi dhe likujdimi që do të duhet të shoqërohet me strategji daljeje dhe menaxhimi. Izraeli, por edhe partnerët e tij nuk janë ende të qartë se çfarë të thonë për Iranin, Rusinë e të tjerë në këtë sulm të Hamasit, pasi tradita e do që armiku është përherë dora e një armiku më të madh.

Situata në fjalë ilustron qartë se asnjë shtet në periferi të qendrave kryesore nuk mund të shpresojë te bashkëveprimi me aleatët e vet të sigurisë kolektive në mënyrë automatike. Ndërhyrja e SHBA në këtë moment në Lindjen e Mesme, nëse do të provohej se Irani ka organizuar sulmin, do të ishte një front i padëshiruar për aq sa mund të kuptohet nga shqetësimet kryesore të amerikanëve që janë në Paqësor dhe Azi.

Nga ana tjetër veprimi i Hamasit, për nga shkalla, organizimi dhe ekzekutimi provon nivelin e ri të kundërshtarit të Izraelit, që herët e apo vonë do të çojë në konfigurim të ri forcash në zonë duke ndryshuar eventualisht edhe peizazhin gjeopolitik. Është një konflikt që jep mësimet e veta për këdo. Ballkani është një zonë që i ngjan Lindjes së Mesme deri diku dhe nëse ka një konstante me vlerë strategjike mes të dyve është fakti se në të dyja rajonte ka një “superfuqi” ushtarake që dominon fqinjë të çorganizuar. Në Lindjen e Mesme është Izraeli, në Ballkan është Serbia, apo ish-Jugosllavia.

Për aq sa i takon botës shqiptare, që e ka në ADN-në e vet përvojën me serbët, nisur edhe nga rrëshkitja e pandalshme e botës drejt një periudhe të nxehtë, duhet konsideruar pa droje opsioni ushtarak, rishikimi i qasjes në politikat e mbrojtjes, jo për aventurizëm, por për të mos lejuar asnjë lloj boshllëku. Guximi I serbëve në Banjskë erdhi edhe nga ky disnivel, por edhe nga klima favorizuese e aktorëve të ndryshëm në Perëndim për Beogradin. Asnjë shtet apo shoqëri nuk mund t’i lejojë vetes të ketë sigurinë e vet pjesë të lypjes ndaj të huajve. Doktrinat e sigurisë kolektive vlejnë si opsion efektiv për anëtarë që janë kontribues në siguri, jo vetëm konsumatorë.

Dhe Shqipëria është në një rajon që do apo nuk do ta pranojë, e ka të përhershme ekspozimin ndaj konflikteve, të cilat deri më taniiI ka mbajtur larg për rrethana që nuk varen prej saj. Por nëse ushtria e një vendi anëtar të NATO-s sot është 4500 trupa, nga 8500 që duhet të ishte, nga të cilët 1900 kanë bërë kërkesë për largim(sipas deklaratave të ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, dy ditë më parë), asnjë aleancë nuk do të lodhej të ndihmonte në analizë të fundit një delenxhi të tillë. Sado të zgjuar ta kemi ne rreshtimin politik, sado strategjik të jetë ai, siguria nuk është reale kur ndërtohet vetëm mbi koniunktura apo taktikë. Pasi ata që duhet të shohin, Shohin atë që Duhet. Jo atë që shfaqet. Po flasim gjithnjë për përgatitje dhe parandalim, sikurse edhe për t’i dhënë shtetit pas 100 e ca vjetësh një uniformë që më në fund e lan vetë, tani që rritja ekonomike po na thuhet se është e qëndrueshme.  

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.