Mbi 500 të vrarë në Gaza dhe Izrael, sinjale për përshkallëzim në vendet fqinje

Postuar në 08 Tetor, 2023 11:31

Të paktën 250 persona janë vrarë në Izrael, sipas mediave vendase, ndërsa rreth 1500 janë të plagosur. Bilanci i deritanishëm e bën sulmin e papritur të së shtunës në Izrael një nga më të vdekjeprurësit përgjatë dekadave të fundit.

Ndërsa në Rripin e Gazës janë më shumë se 232 të vrarë dhe 1700 të plagosur nga kundërpërgjigjja izraelite, raportuan autoritetet palestineze.

Në Gaza mësohet se ka një numër të madh civilësh dhe ushtarësh që mbahen peng, sipas Euronews. Hamas ka deklaruar se ka pasur mbështetjen e Iranit për sulmet. 

Forca paqeruajtëse UNFIL, e vendosur në kufirin jugor me Libanin bëri thirrje që palët të përmbahen dhe të përdorin "mekanizmat e ndërlidhjes dhe koordinimit të forcës për të de-përshkallëzuar" dhe për të parandaluar një përkeqësim të shpejtë të situatës së sigurisë.

Sipas saj, disa raketa janë lëshuar nga Libani juglindor në drejtim të "territorit të pushtuar nga Izraeli", ndjekur nga zjarri i artilerisë nga Izraeli në drejtim të Libanit.

Deklarata erdhi menjëherë pasi Hezbollahu tha se qëlloi në pozicionet izraelite në zonën e diskutueshme Chebaa përgjatë kufirit me Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli. UNIFIL tha se është në kontakt me autoritetet në të dy anët e kufirit në të gjitha nivelet "për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur një përshkallëzim më serioz".

Hedhja e raketave nga Gaza drejt Izraelit dhe anasjelltas ka vijuar gjatë gjithë natës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se do t’i ndalojë Gazës furnizimin me energji elektrike, karburant dhe mallra. Pjesa më e madhe e Gazës është në errësirë pasi kjo masë është vënë në zbatim para deklaratës së Netanjahut.

Ky i fundit tha se ofensiva do të vijojë “pa rezerva dhe pa ndalur”.

Të paktën 80% e fluturimeve nga dhe drejt Tel Avivit janë anuluar, “për shkak të sulmit të paprecedent të grupit militant Hamas” bëri të ditur FlightAware.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.