Nobel për fizikantët që shkuan në “zemër” të atomit

Postuar në 03 Tetor, 2023 14:04

Tre shkencëtarë do të ndajnë Nobelin e Fizikës për vitin 2023. Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier janë vlerësuar për “eksperimentet me të cilat gjeneruan pulse drite aq të shkurtra që mund të maten në sekonda, duke demonstruar se këto pulse mund të përdoren për të parë atë që ndodh brenda atomeve dhe molekulave".

Agostini, shkencëtar francez, pasi mori doktoraturën në Universitetin Aix-Marseille në vitin 1968, ka mbajtur poste të shumta, por nga viti 2005 punon në Universitetin Shtetëror të Ohajos si profesor i fizikës.

Ferenc Krausz, austro-hungarez, punon në Institutin Max Planck të Universitetit të Mynihut, ndërsa Anne L'Huillier, shkencëtare franko-suedeze, në Universitetin e Lundit (Suedi).

L'Huillier po jepte leksione në Universitetin e Lundit në Suedi, kur mori lajmin. Ajo u bë vitin e kaluar gruaja e parë që fitoi çmimin prestigjioz Wolf për Fizikë në 44 vjet (një çmim i dhënë që nga viti 1978 nga Fondacioni Wolf, me qendër në Izrael).

I lindur në vitin 1958, Huillier është edhe anëtare e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave dhe anëtare e huaj e Akademisë Kombëtare të Shkencave (SHBA) dhe Akademisë Austriake të Shkencave.

Krausz ka studiuar fizikë teorike në Universitetin Eötvös Loránd dhe inxhinieri elektrike në Universitetin Teknik të Budapestit në Hungari. Ai ka drejtuar Institutin Max Planck për Optikë Kuantike në Garching dhe më pas u bë profesor i fizikës eksperimentale në Universitetin Ludwig Maximilians të Mynihut.

Në vitin 2006 ai bashkëthemeloi Qendrën për Fotonikë të Avancuar (MAP) në Mynih. Grupi i tij kërkimor ishte i pari që krijoi dhe mati një puls drite që zgjat më pak se një femtosekondë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.