Marko Boçari, Atdhetar?!

Postuar në 11 Gusht, 2023 01:00

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtonte dy ditë më parë vdekjen e Marko Boçarit me një status në Facebook: 

SiSot, 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari. 

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823…

Statusi vazhdon mandej me përshkrimin e shkurtër të akteve të Boçarit në luftë kundër otomanëve. 

Përcaktimi i dikujt si atdhetar kërkon disa kritere, pasi me përkufizim atdhetar është dikush “që e do atdheun e popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit të vet”. 

Boçari hyn ndër ata njerëz që historia e thirri në skenë duke ia zgjeruar rrezen dhe qëllimin e luftës së tij. Sipas një historie të mirëdokumentuar betejat e Sulit me Ali Pashë Tepelenën udhëhiqeshin nga interesa klanore dhe territoriale, por jo nacionaliste. Ishin ngjarjet ato që e çuan edhe Aliun, por edhe suljotët, drejt një konfrontimi me Portën që iu nënrendit apo u koordinua me ideologjinë nacionaliste greke. 

Në këtë kuptim Boçari mund të jetë për Greqinë, pak a shumë dhe jo vetëm, ajo që është Garibaldi për Italinë; një figurë e veprimit, por në tutorialitetin e Kavur dhe Savojave. Armatolët dhe komitët kanë nevojë të ritrajtohen në historiografi, pasi përfaqësojnë dy anë të historisë së afërt dhe vërtet ishin instrumente në arritjen e pavarësisë kombëtare të vendeve të Ballkanit, por vështirë se dikush prej tyre përmbush përkufizimin e atdhetarit. Atdhetarizmi kërkon një ndërgjegje mbikrahinore, ndërkohë që statusi i DPA-së që e vendos Sulin në Çamëri, ruan një tingëllim dyfish politik.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, nisur nga fakti se statusi që merr nuanca propagandistike origjinon nga një institucion që flet në emër të dokumenteve është pyetja: pse Boçari është atdhetar? 

Aktiviteti i tij u ushtrua në Greqi dhe për Greqinë në fundin e jetës së vet. Ka lënë një fjalor shqip-greqisht, por si e bën kjo atdhetar në atë sens që e sjell DPA? 

Është një pyetje që pakkush ka dëshirë t’i përgjigjet, sepse kjo mania për të tregtuar në opinion sajesa të tilla, nuk është e lehtë të ikë. Dhe ka një dozë të madhe hipokrizie nëse mbajmë parasysh se mobilizimi në atë kohë udhëhiqej më tepër nga ndjenja fetare, që edhe të identifikonte në pjesë të madhe. Për të ardhur keq! 

s.zaimi

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Me shume se per te te ardhur keq, eshte qesharake. Gjithsesi, sa here kur ndesh ne historira te tilla, me shqiptare patriote, porqe historia na qenkesh treguar e padrejte me ta, me perforcohet gjithnje e me shume nje mendim ne lidhje me kete gjakshprishje, me te madhen nder etnite e Ballkanit. Nuk ka etni ne Ballkan, qe te kete pesuar nje gjakshprishje kaq te madhe sa etnia shqiptare, ku pjese te medha te saj jane asimiluar nga fqinjet. Leme Arvanitasit menjane, meqe nuk jane asimiluar ne territorin e tribuse se tyre; por, Camet ortodokse ( camet myslimane, mbeten shqiptare si te thuash par default, per shkak te fese) te asimiluar ne greke; ortodokset e Maqedonise, nje popullsi e madhe kjo, dikur e etnise shqiptare, e asimiluar totalisht sot ne maqedone; myslimanet e Sanxhakut, po ashtu nje popullsi e madhe shqiptare poashtu, e asimiluar totalisht ne Boshnjake - e cuditshme ketu eshte qe, ndersa i detyruan te mohonin etnine shqiptare, nuk se i detyruan te zgjidhnin ate boshnjake... mund te mbeteshin thjeshte myslimane pa etni, dhe te tille ka shume qe njihen ligjerisht ne Serbi; katoliket dhe myslimanet ne Mal te Zi, respektivisht ne malazeze ortodokse dhe myslimane boshnjake.
Ne pamje te pare kjo te demoralizon aq shume. Mirepo, edhe kjo e keqe e madhe, nese e konsiderojme keshtu nisur nga perspektiva kombetariste, ka nje te mire.
Dhe kjo ka te beje me ate mendimin qe e permenda me lart. Kjo gjakshprishje e madhe, eshte nje tregues i terthorte, por shume i forte, i autoktonise se shqiptareve ne Ballkan. Vetem tek popujt autoktone, mund te zhvillohen prirje divergjuese; dhe kur keto prirje , per shkak te konteksteve te ndryshme historike, perkojne me vullnetin e fqinjeve per asimilim, ndodhin keto shkeputje te medha nga trupi etnik.
Por, nje fenomen te tille mund ta veresh edhe tek gjuha, dy dialektet e medha, tek religjionet dhe etnografia.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

O Dori, me fal, por me gjithe respektin, komenti jot tingellon pak si ai justifikimi klishe i nxensit qe arrin me vonese ne oren e mesimit. Dmth ti thua qe pune e madhe qe ikerkan keto copa te etnise shqiptare, sepse kjo na vertetuaka qe shqiptaret jane autoktone. Me kete llogjike, meqe autoktoneve u ikerkan copat vazhdimisht dhe lehtesisht i bie qe te vije dita qe etnia shqiptare te behet si etnia etruske.No hard feelings.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

....nuk e di kush do te mburet pastaj qe eshte autokton.

Submitted by dori (not verified) on

Kane ikur me qindra mijera shqiptare, keto 30 vite, ne Perendim. Shume pake prejt tyre mund te kthehen. Shumica derrmuese do te jete pjesa gjakshprishur ( ne kuptimin arberesh te fjales, qe te mos keqkuptohemi) e radhes. Ata qe do te rrine atje, padyshim qe do te shkrihen me etnite e vendeve perkatese; thene me fjale te tjera, do te zhbihet shqiptarisht; nje pjese e madhe e tyre, jane zhbire tashme. Kjo po ndodh para syve tane, ne kohe reale. Me keto ritme, do te ikin akoma edhe me. Keshtuqe, do te mbeten pake per t'u mburrur. Ne mburremi se shqiptaret integrohen shume shpejt ne shoqerite perendimore, nga ana tjeter mburremi me te qenit shqiptare! Edhe si paradoks nuk qendron; sepse, paradoksi do te kishte kuptim per popujt perendimor me njeri-tjetrin; por ne nuk jemi (kulturalisht) popull perendimor; keshtu qe kur integrohemi ne nje shoqeri perendimore, jemi deshqiptarezuar rrenjesisht. Keshtu, edhe mburrja vete e ka humbur kuptimin; qe do te thote se nuk ka arsye qe te shqetesohet kush nese mund te mburret apo jo.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

Pikerisht "my point". Historia ben te veten.... je autokton apo jo eshte nje koncept i ndertuar mbi nje realitet qe pastaj pikerisht sepse je autokton shbehesh. Me nje fjale, e cfare vlen te jesh autokton, e aq me teper a ia vlen te mburresh, kur mu per kete arsye je i destinuar te shbehesh. Me nje fjale rrota shkon keshtu, dyndu asimilo ndonje autokton, behu vete autokton, mburru derisa te dyndet dikush tjeter, ose ngaqe merzitesh duke qendruar ne te njejtin vend dhe autoktonia bashke me mburrjen perkatese transferohet vazhdimisht diku tjeter. Si eshte bere bota sot autoktonia ka mbetur nje relike ngushelluese vetem per ata qe nuk kane tjeter me se te krenohen. (Si me thone jane ata qe nuk kan lujt prej katunit te vet).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.