Marko Boçari

Çfarë ishe ti Marko?

Postuar në 11 Gusht, 2023 22:53

Pjesëza e mëposhtme, shkëputur nga vepra e një autori bashkëkohor grek, vjen si ndihma e duhur për të kuptuar natyrën e debatit aktual mes një pjese të grekëve dhe një pjese të madhe shqiptarësh. 

Në fakt më mirë do duhej ta quanim zënkë, pasi këtu hyn në veprim një garë faktesh nga kronika historike, por jo diskutimi mbi qëllimet e heronjve të cilët kanë mbetur në doganën greko-shqiptare, si apatridë. 

Marko Boçari, Atdhetar?!

Postuar në 11 Gusht, 2023 01:00

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtonte dy ditë më parë vdekjen e Marko Boçarit me një status në Facebook: 

SiSot, 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari. 

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823…

Në Hollivud përfundojnë xhirimet e filmit për Marko Boçarin (Foto)

Postuar në 05 Janar, 2017 19:32

Një prej heronjve arvanitas të Revolucionit Grek do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet brenda vitit në kinematë e Hollivudit. Bëhet fjalë për Marko Boçarin, një prej protagonistëve të ngjarjeve të vitit 1821 që çuan në shpalljen e pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane. Heroi grek me origjinë arvanitase luhet nga aktori grek Saimon Kasianidis. Xhirimet e romancës dramatike «Cliffs of Freedom» që flet për lidhjen e dashurisë mes një oficeri turk dhe një vajze greke janë kryer në qytetin Santa Fe të Meksikës.

Subscribe to RSS - Marko Boçari