Mungesa e Kosovës, e justifikuar, Brnabic: Folëm për dy çështje, një prej tyre është padiskutim Ballkani i Hapur

Postuar në 17 Korrik, 2023 18:51

Ne jemi përpjekur që të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me negociatat të kemi dhe një mbështetje ekstra financiare.

Kjo ka nisur të formësohet dhe një plan i ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike po përgatitet, se si nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mbështeten financiarisht dhe të hapen disa shtigje të integrimin në tregun e BE pa pritur që të anëtarësohen në BE

Kështu citohet të jetë shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit informal të sotshëm me drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës së Procesit të Berlinit. Kjo mbetet për t’u verifikuar ndërkohë që kryeministrja serbe Ana Brnabic, ka folur për Ballkanin e Hapur.

Ne folëm për dy çështje, një prej tyre është padiskutim Ballkani i Hapur, si dhe samiti i Procesit të Berlinit që do të organizohet nga Shqipëria në tetor të këtij viti. Ne po ashtu folëm për nismat që kemi në kuadër të Ballkanit të Hapur, që përputhen me Procesin e Berlinit në një farë mase

ka thënë ajo.

Deklarata e saj për Ballkanin e Hapur dëshmon se tema e takimit informal, njoftuar se do të ishte përgatitja për Samitin e Procesit të Berlinit, është tejkaluar dhe në këto rrethana mungesa e Kosovës ka qenë mëse e justifikuar. Nuk po aludojmë se e gjitha ka qenë një inskenim i radhës, por në të vërtetë, duket se z. Rama e ka një llogari të hapur me Serbinë për Ballkanin e Hapur, që po do ta mbyllë vetë. Mesa duket kohët e mira me Beogradin kanë kaluar për kodoshin politik të Tiranës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me duket se bie ere pabesi ne i raportit te Rames me serbet dhe ti je i justifikuar te jesh pak incazzato me Ramen. Sikur po te del nga binaret. I poshtri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.