Saakashvili në grevë urie në burg, Zelenskiy kërkon lirimin: Dyshime se mund të likujdohet nga Rusia

Postuar në 04 Korrik, 2023 15:40

Disa fotografi të fundit të ish-presidentit gjerogjian Mikhaeil Saakashvili, kanë sjellë në vëmendje figurën e tij në kontekstin e një lloj disidenti. Në burg prej disa kohësh në Gjeorgji, ku vuan një dënim me gjashtë vjet, Saakashvili është futur në një grevë urie që e ka transformuar në pamjen fizike.

Për këtë arsye, presidenti ukrainas Zelenskiy ka bërë thirrje që Saakashvili të mos lihet të vdesë në burg pasi sipas tij ai është në rrezik nga një eleminim i mundshëm fizik nga Rusia.

Kievi ka thirru ambasadorin gjeorgjian në vend dhe i ka kërkuar largimin brenda 48 orëve për bisedime me qeverinë e tij për këtë çështje. Saakashvili ka qenë president në Gjeorgji në vitet 2004-2007 dhe 2008-2013. Në vitin 2015 ai humbi shtetësinë gjeorgjiane pasi u bë shtetas ukrainas dhe guvernator I Odesës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.