Miti i Putin u vra

Postuar në 25 Qershor, 2023 16:02

Problemet e krijuara nga revolta e Prigozhin, priret të sjellin pasojën më të rëndë të mundshme për Kremlinin në marrëdhëniet e tij me aleatët. Nuk është çështja vetëm te fakti se dikush merr guximin të ngrejë armët kundër autoritetit epror, por te fakti se mënyra si u zhvilluan ngjarjet dhe sesi një bërthamë prej 25 mijë vetash u organizuan për të kthyer drejtimin, dëshmon mungesë kompetence. Dhe kjo është më keq se çdo gjë tjetër.

Refleks i parë i kësaj është ndryshimi rrënjësor i perceptimit të të tjerëve. Dhe vëmendja drejtohet te Kina e Xi Jinping që është mbështetësi kryesor strategjik për pushtetin e Putin sot

Xi me gjasë e sheh sfondin e revoltës së Wagner si një inkompetencë serioze…Pasoja e parë kryesore është sesa e dobët duket struktura e pushtetit të Rusisë në sytë e të tjerëve. Partia Komuniste Kineze e ka në ADN frikën nga kaosi dhe instabiliteti

citohet të jetë shpreur mbi ngjarjet në fjalë Sari Arho Havren nga Royal United Services Institute.

Për një politikan si Putin paraqitja si i dobët është problem kyç për mbijetesën në pushtet. Dhe ai i dobët u duk edhe në sytë e rusëve. Brohoritjet e qytetarëve të Rostovit për praninë e trupave të Prigozhin flet më shumë se çdo gjë tjetër, ndonëse mënyra sesi ky i fundit u tërhoq në të vërtetë e neutralizoi për momentin si alternativë pushteti.

Në një shkrim në “The Foreign Affairs”, njohësi i mirë i çështjeve ruse, Stephen Kotkin vinte në dukje një fakt që anashkalohet: Prigozhin vërtet vjen nga shërbimi ndaj Putin, por në origjinë ai i përket inteligjencës. P. sh e ëma e tij drejton një galeri arti në Londër, gjuha e tij ruse është më e ngritur sesa e Putin, adaptimi i regjistrave gjuhësore të tij tregon për një tjetër shkallë sociale, ndërkohë që sipas Kotkin, Prigozhin ka mësuar nga Aleksander Navalny në përdorimin e mediave sociale.

Janë defiçite që vihen re qartë dhe zvogëlojnë figurën e presidentit rus, i cili tashmë siç është vënë në dukje prej shumëkujt është çmitizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.