OBSH: Pandemia mbaroi, por kërcënimi i patogjenëve mbetet

Postuar në 21 Qershor, 2023 12:25

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëron se pandemia e radhës mund të jetë edhe më e keqe se Covid-19.

Gjatë një takimi të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë në Zvicër, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u kërkoi vendeve që t’i dalin përpara një eventualiteti të tillë.

"Kërcënimi i shfaqjes së një varianti tjetër që shkakton rritje të reja sëmundjesh dhe vdekjesh mbetet dhe kërcënimi i një patogjeni tjetër që shfaqet me potencial edhe më vdekjeprurës mbetet," citohet ai nga CBS News.

Kreu i OBSH vuri në dukje se COVID - i cili ka vrarë pothuajse shtatë milionë njerëz në mbarë botën - nuk është zhdukur, por së shpejti mund të jetë vetëm një nga disa kërcënime në zhvillim e sipër.

"Fundi i COVID-19 si emergjencë shëndetësore globale nuk është fundi i COVID-19 si një kërcënim global shëndetësor", u tha ai vendeve anëtare.

"Ne nuk mund ta hedhim si ambalazh të përdorur," shtoi ai. "Kur të trokasë pandemia tjetër - dhe do të ndodhë - ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë. Ekspertët kanë paralajmëruar se takimet e njerëzve me jetën e egër mund të rrisin rrezikun e transmetimit të patogjenëve nga kafshët te njerëzit, gjë që ka të ngjarë të ndezë pandeminë COVID.

Lista e patogjenëve të mundshëm vazhdon të rritet. Vetëm që nga viti 2009, shkencëtarët amerikanë kanë identifikuar më shumë se 900 viruse të reja, raportoi CBS vitin e kaluar.

Ekspertë të tjerë kanë paralajmëruar gjithashtu se nuk duhet të shqetësohemi vetëm për viruset, duke vënë në dukje kërcënimin e mundshëm të kërpudhave, disa prej të cilave janë në gjendje të infektojnë njerëzit dhe t’u shpëtojnë efekteve të fungicideve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.