Kritika nga Beogradi për KFOR-in

Postuar në 29 Maj, 2023 14:46

Ka mbërritur vajtimi i parë zyrtar serb për situatën në veri. Pas gatishmërisë luftarake të urdhëruar për të dhjetën herë nga Vuçiç, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka kritikuar edhe KFOR-in për vonesën e reagimit duke akuzuar madje se misioni i NATO-s nuk po përmbush detyrimet e veta.

Ata nuk po mbrojnë demokracinë, ajo çfarë ata po bëjnë është mbrojtja e uzurpatorit nga demokracia dhe qytetarët e zakonshëm

citohet ajo.

Predikimi për demokracia nga Beogradi i sotshëm provon në të vërtetë se në qeverinë e Vuçiçit e kanë tepruar me pikantet, pasi si shaka e tepruar duket edhe kjo. Për të kuptuar llojin e demokracisë mediat serbe, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve, TANJUG, nuk përmendin se mes të lënduarve në përballjet e të premtes janë edhe pesë policë shqiptarë dhe vijojnë të ruajnë përcaktuesin «e ashtuquajtur» për Kosovën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.