Puthja e parë në histori

Postuar në 20 Maj, 2023 13:29

Puthja e parë e dokumentuar në histori u dha 4500 vjet më parë në Mesopotami, 1000 vjet më herët sesa pretendohej deri tani. Një studim i publikuar në revistën «Science» e vendos origjinën e këtij zakoni në Azinë Jugore. Studimi i kryer nga Universiteti Danez i Kopenhagës rivlerëson njëkohësisht rolin e panjohur të puthjes në transmetimin dhe përhapjen e viruseve tek njerëzit.

Sipas autorëve të hulumtimit, në fakt, duke qenë se praktika u përhap shpejt në shumë shoqëri të së kaluarës, efektet e saj në transmetimin e patogjenëve kanë qenë pak a shumë konstante.

"Banorët e Mesopotamisë së lashtë, që korrespondon me Irakun dhe Sirinë e sotme, shkruanin me shkronja kuneiforme në pllaka balte," thotë Troels Pank Arbøll, bashkëautor i studimit.

"Mijëra nga këto pllaka balte kanë mbijetuar deri më sot - vazhdon Arbøll - dhe përmbajnë shembuj të qartë të faktit se puthja konsiderohej pjesë e intimitetit romantik që në kohët e lashta, ashtu si miqësitë dhe marrëdhëniet familjare".

Dy studiuesit shpjegojnë se puthja nuk duhet të konsiderohet një zakon që e ka origjinën ekskluzivisht në një rajon të vetëm, nga i cili më pas u përhap, por ka të ngjarë të jetë praktikuar në kultura të shumta antike gjatë disa mijëvjeçarëve. “Në të vërtetë, kërkimet mbi shimpanzetë kanë treguar praninë e puthjes,” shton Rasmussen, “gjë që mund të sugjerojë se si praktikë, ajo mund të jetë e lindur te njerëzit”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.