Lufta në Ukrainë nuk e kontaminon Ballkanin

Postuar në 13 Maj, 2023 17:12

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus është pyetur edhe mbi kontaminimin ushtarak nga lufta në Ukrainë si në Afrikë apo në Ballkan.

Nuk shoh konnflikt në ato zona. Sigurisht jo fizik apo ushtarak. Ne shohim disa elementë të grupit “Wagner” në disa vende të Afrikës dhe në Siri apo Libi. Shohim përpjekje për të nxitur fërkime mes disa vendeve në Ballkan dhe pjesës tjetër të Europës, madje edhe mes Europës dhe Amerikës së Veriut. Ndaj Putin do të bëjë gjithçka që munde të minojë unitetin e jashtëzakonshëm që është shfaqur në NATO që nga 24 shkurti 2022. Ironia është se Putin kërkoi të bënte Rusinë sërish të madhe dhe çfarë bëri realisht është e bëri NATO-s sërish të madhe

është shprehur Petraeus.

Është një koment që hedh dritë mbi analizat reale që bëhen mbi potencialin përshkallëzues të luftës në Ukrainë dhe klimës së sigurisë, e cila shpesh në vende si Shqipëria, instrumentalziohet për qëllime politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.