Kur studenti korrigjon profesorin

Postuar në 13 Maj, 2023 17:20

Autorët e një punimi shkencor të vitit 2018 u detyruan të tërheqin studimin e tyre pasi tre studentë të doktoraturës gjetën një problem me metodën e ndjekur prej tyre. Studimi në fjalë bëri bujë kur u publikua për herë të parë. Autorët arritën në konkluzionin se nanoshtizat, struktura mikroskopike të ngjashme me ciflat e një objekti, mund të përdoren efektivisht në përmirësimin e terapive gjenetike.

Paul Weiss, autori kryesor i studimit, njoftoi përmes një postimi në Twiter tërheqjen e artikullit. Weiss mban disa pozicione akademike, përfshirë atë të profesorit dhe drejtuesit të Departamentit të Kimisë dhe Biokimisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA). Studimi, "Nanoshtizat me precizion të lartë për shpërndarjen e gjeneve ndërqelizore”, u botua në "ACS Nano", revistë shkencore e themeluar nga vetë Weiss. Studimit iu referuan edhe studiues të tjerë, në të paktën 80 raste reference.

Studentët Jason Belling, Alexandra Mendoza dhe Natcha Wattanatorn, të cilët ngritën dyshimin për saktësinë e studimit, ishin në fazën e studimeve për gradën profesor/doktor. Tre autorët e studimit: Paul Weiss, Hsian-Rong Tseng dhe Steven J. Jonas thanë se pasi u zbulua gabimi, tentuan t'i përsërisnin eksperimentet siç duhet, por nuk kishin të disponueshme pajisjet dhe stafin që duhej, kështu që ata e tërhoqën atë.

Komuniteti shkencor e mbështeti këtë vendim, përfshirë edhe studiues të cilët i ishin referuar hulumtimit në punën e tyre kërkimore. Për shumë prej tyre, ky është një shembull i qartë i integritetit shkencor.

Me shkurtime nga Retraction Watch 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.