Rezolutë për shpalljen si terrorist grupimin "Wagner"

Postuar në 10 Maj, 2023 12:21

Parlamenti francez ka miratur një vendim përmes të cilit e konsideron grupin "Wagner" si entiet terrorist. Votimi ka marrë unanimitet të plotë, nga 331 të pranishëm të gjithë kanë votuar Pro. Rezoluta e parlamentit francez nuk ka karakter detyrues, por i bën thirrje BE-së të listojë grupin në fjalë si pjesë të grupeve terroriste.

Po kështu, media të ndryshme, raportojnë se në rrugën e këtij vendimi është edhe Britania e Madhe, një qasje kjo politike që paralajmëron konfrontim global, për shkak se grupi në fjalë operon në disa vende të botës.

Rezoluta është tërësisht e njëanshme pasi grupi në fjalë është krahasuar shpesh me njësi të specializuara në SHBA si “Academi” dhe “Blackwater” që kryejnë shërbime të ngjashme dhe nuk kanë asnjë pasojë të tillë juridike. Është e njëanshme dhe inkoherente pasi në Ukrainë vepron edhe ushtria ruse me të njëjtat synime si “Wagner”, ndërkohë që pati kërkesa për shpalljen edhe të Rusisë si shtet terrorist, një shenjë kjo e qartë se dikush në Perëndim ka synime të radikalizojë situatën pa konsideruar një realitet më të gjerë.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Krahasimi me me grupet e ngjashme nga SHBA eshte i papershtatshem. Arsyeja: grupi "Vagner" eshte i perfshire ne ushtrine ruse ne luften ne Ukraine. Keshtu pra, kemi te bejme me nje dallim thelbesor. Gabimi i perhershem qe has ne kete portal, eshte se ne te gjitha analizat duket sikur merret e mireqene njesilloj barazie ne trajtimin e fenomeneve te ngjashme Rusi-Perendim. Duhet respektuar Rusia... perderisa respektohet SHBA-ja apo cdo vend tjeter perendimor, a thua se kemi te bejme me entitete te ngurta, qe kane te njejtat veti! O zoterinj te nderuar te portalit, SHBA apo cdo vend tjeter perendimor, eshte nje vend demokratik, me cdolloj definicioni apo perkufizimi - Rusia eshte nje vend autokratik, autokratik , dhe sipas nje shkrimi te perkthyer po kety ne Respublica, eshte nje vend autokratik me perkufizim( Rusia eshte nje ide...!). Nuk e kuptoj se pse nuk e kuptoni kete dallim esencial kaq elementar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.