Burra shteti si këta/Zelenskiy: Propozova që Fitorja mbi Nazizmin të kujtohet më 8 maj, jo 9 maj

Postuar në 08 Maj, 2023 18:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenkskiy ka propozuar që dita e fitores mbi Nazizmin të jetë 8 maji dhe jo 9 maji siç është përkujtuar deri më tani.

Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores mbi nazistët. Sot i kam dorëzuar një draft parlamentit përmes të cilit propozoj që 8 maji të jetë Dita e Kujtesës dhe Fitores mbi Nazizmin në Luftën II Botërore të 1939-1945

citohet ai.

Marrëveshja e kapitullimit të Gjermanisë u firmos në darkën vonë të 8 majit 1945, por që në Europën Lindore shenjonte tashmë 9 maj. Dhe më 9 maj e ka festuar deri më sot edhe Ukraina, që kujtohet në vitin 2023 të bëjë korrigjimin e një date duke mbajtur në konsideratë lëvizjen e akrepave. Karagjozllëku shkon më tej ku Zelenskiy deklaron se 9 maji do të kujtohet si Dita e Europës, në kujtim të Deklaratës së Shumanit që sipas tij përforcon unitetin e njerëzve në Europë. Është një nga ato episode të denja për bufonët e historisë që nuk duan të kuptojnë se megjithë problemet dhe tragjeditë, mençuria e kërkon që disa gjëra të mos lëvizen pasi asgjë nuk mund të fshihet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.