Egjeu është i mbushur me mikroplastikë

Postuar në 01 Maj, 2023 13:00

Deti Egje është i mbushur me mikroplastikë. Një studim i ri i kryer studiuesit italianë dhe meksikanë gjeti se plastika është e pranishme në shkallë të gjerë në botën ujore.

Studimi i titulluar "Vlerësimi i parë i mikro-mbeturinave të gëlltitura nga delfinët, breshkat e detit dhe fokat murg të gjetura të bllokuara përgjatë brigjeve të ishullit Samos, Greqi", i kryer nga Instituti Archipelagos për Ruajtjen Detare, ekzaminoi praninë e mikroplastikës dhe plastikës në jetën detare, duke përfshirë katër lloje gjitarësh detarë dhe dy lloje breshkash detare të gjetura të ngordhura në brigjet e Egjeut verilindor.

Studimi, të cilit i referohet Ekathimerini, gjeti ndotës mikroplastikë në të 25 kafshët detare të ekzaminuara (tetë delfinë, dy foka mesdhetare dhe 15 breshka deti), me një total prej 10 639 fibrash mikroplastike të zbuluara në traktin e tyre gastrointestinal.

Rezultatet tregojnë se mbetjet plastike tashmë kanë depërtuar në të gjitha nivelet e ekosistemeve dhe zinxhirit ushqimor të deteve greke.

Mesdheu është një nga detet më të prekura në botë nga mbetjet plastike, me rreth 43.55 copë mbeturina për 100 m2 shtrat deti, nga të cilat 70-80 për qind janë plastike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.