Kina ka vënë "në shënjestër" satelitët 

Postuar në 24 Prill, 2023 12:17

Përveç Rusisë, Kina po ndërton armë të sofistikuara kibernetike për të "marrë peng" satelitët dhe për t’i bërë ata të padobishëm.

"SHBA vlerëson se përpjekja e Kinës për të zhvilluar aftësi të tilla, të cilat do të aplikohen kundër satelitëve të armikut është një pjesë kyçe e qëllimit të saj për të kontrolluar informacionin, të cilin Pekini e konsideron një 'fushe luftarake' thelbësore," raporton "Financial Times".

Raportet e inteligjencës amerikane sugjerojnë se nëse Kina finalizon aftësi të tilla kibernetike, ajo do të tejkalonte ekipet ruse të luftës elektronike të dislokuara në Ukrainë.

Dyshohet se sulmet kibernetike kineze më "ambicioze" imitojnë sinjalet që satelitët e armikut marrin nga operatorët e tyre dhe në këtë mënyrë i marrin plotësisht ato nën kontroll ose i nxjerrin jashtë funksionit në momentet kyçe të betejës.

Një dokument i klasifikuar amerikan thotë se kjo do t'i lejonte Kinës "të marrë kontrollin e satelitit, duke e bërë atë të paefektshëm për mbështetjen e komunikimeve, armëve ose sistemeve të inteligjencës, mbikqyrjes dhe zbulimit".

Se sa vendimtare janë komunikimet satelitore për luftën, e tregon sulmi kibernetik rus, i cili në orët para nisjes së operacionit special ushtarak në Ukrainë, bëri të paefektshëm mijëra rutera ushtarakë ukrainas nga "Viasat" amerikan.

Një zyrtar ukrainas në atë kohë e përshkroi sulmin si "katastrofik". Dhe synimet e Kinës, sipas amerikanëve, janë shumë më të avancuara. "Ata do të kërkonin të shkatërronin aftësinë e satelitëve - të cilët tentojnë të veprojnë në grupime të ndërlidhura - për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të transmetuar sinjale dhe komanda në sistemet e armëve ose për të dërguar të dhëna elektronike vizuale dhe të përgjuara", shkruan Financial Times, duke iu referuar mendimit të ekspertëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.