Berisha-Rama-Meta, kompolot kundër PD-së. Është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë!

Postuar në 16 Prill, 2023 17:53

Enkelejd Alibeaj, kryetar në detyrë i PD-së ka deklaruar gjatë  një takimi në Tiranë ku ndodhej edhe kandidati Roland Bejko, se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkëpunuar për shkatërruar partinë.

Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë; do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për t’u kthyer në një vend siç Europa e kërkon.

Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën.

Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh

citohet Alibeaj.

Edhe sikur kjo të jetë i vërtetë, ky lloj komploti ka një farë sublimiteti apo peshe që zbehet në artikulimin e z. Alibeaj që u tret rrugës për shkaqe që duhet t’i kishte parandaluar apo menaxhuar ndryshe. Të mos pranosh dështimin dhe faktin se nuk ke stof për të drejtuar është bashkëpunimi më i keq kundër vendit dhe z. Alibeaj kaq e di.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.