Vuçiç zotohet se do të mbajë Serbinë "të Paangazhuar": As me NATO-n, as me aleanca në Lindje

Postuar në 15 Prill, 2023 23:20

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një “garanci” të re për Perëndimin dhe Rusinë se vendi i tij beson dhe ka bindje në neutralitetin ushtarak. Duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake të 11 vendeve, mes të cilave edhe Serbisë dhe SHBA, Vuçiç ka nënvizuar se aktivitete të tilla janë të disatat.

Këto stërvitje sjellin njohur të reja për ushtarët tanë dhe gatishmëri më të lartë ushtarake dhe kjo do të thonë në fund të fundit përmirësim kapacitetesg për ushtrinë tonë…Ne nuk do të bëhemi pjesë e NATO-s dhe nuk po nxjerr ndonjë sekret me këtë, nuk ka lojëra pas kuintave, asnjë hile apo nuk e di se çfarë. Jo, ne nuk do të bashkohemi me NATO-n apo ndonjë aleancë ushtarake – përfshirë ato të Lindjes – nuk do të shkojmë gjëkundi. Ne duam të mbrojmë vendin dhe qiejt tanë vetë

është shprehur ai nga Rasha.

Qëndrimi në fjalë i bën jehonë presioneve në rritje të Perëndimit ndaj Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve dhe lajmeve të rrjedhura në media se Serbia ka furnizuar apo ka rënë dakord të furnizojë me armë Ukrainën. Një informacion ky që nuk mund të kalojë pa u mbajtur shënim në Moskë. Një javë më parë, ministri i Jashtëm Daçiç, vuri në dukje se nëse Serbia i bashkohet sanksioneve, Rusia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por marrëdhëniet do të ndryshojnë, një tregues ky i faktit se Kosova ka mbetur i vetmi problem në politikën e jashtme të cilin Serbia nuk po di ta menaxhojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.