Aksion europian ndaj legjislacionit të Hungarisë kundër LGBTQI

Postuar në 08 Prill, 2023 15:21

Franca dhe Gjermania i janë bashkuar disa vendeve të tjera anëtare të BE-së në aksionin kundër Hungarisë për miratimin e legjislacionit kundër LGBTQI.

Lëvizja demonstron se ne qëndrojmë në krah të komunitetit LGBTQI. Vlerat e përbashkëta të BE-së janë ADN-ja për shoqërinë tonë të hapur dhe të lirë. Diversiteti është forca jonë

është shprehur Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Krahas dyshes kryesore të Europës aksionit të Komisionit Europian kundër Hungarisë i janë bashkuar edhe Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Greqia, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Suedia në koordinim me Parlamentin Europian.

Legjislacioni hungarez ndalon përmbajtje që promovojnë apo portretizojnë modele që janë në divergjencë të vetë-identifikimit që korrespondon me seksin në lindje, ndryshimin e seksti apo homoseksualitetit. Çështja po merr përmasa të gjera duke aplikuar në mënyrë gati represive të drejtat e njeriut dhe lirive themelore në funksion të asaj që nuk duket edhe aq si kërkesë për promovim të lirisë sesa një agjendë e cila ngjan se kërkon të modifikojë ndërgjegjen njerëzore për ta bërë çdo prirje seksuale si normale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.