Po ai flamur aty?!

Postuar në 20 Mars, 2023 17:21

Fotoja në fjalë qarkullon në rrjete sociale dhe tregon xhaminë e re të Tiranës në prag të inaugurimit. Siç ka dalë në media, xhamia e Namazgjasë mbetet pa inaugurim sepse pala turke që e financon atë ka kundërshtime për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Duke vendosur një veto thuajse kategorike, pala turke imponon kështu një politikë edhe mbi KMSh-në që presupozohet se ka zgjedhur vetë kush do ta drejtojë. Në media ka patur raportime se pala turke imponoi edhe projektin që tashmë është në përfundim dhe nga një pikëpamje simbolike përfaqësohet në Tiranë me një objekt që riprodhon ndër të tjera edhe një narrativë përveçse mësimet e fesë.

Ndaj pyetja që lind është: çfarë kuptimi ka ai flamur shqiptar aty? Dekor i kujt është: krenarisë, ndonjë skuadre futbolli, apo thjesht sa për një kartolinë?!

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Sikur aty te valevitej flamuri Amerikan, per rradaksine tuaj do te ishte krenari dhe nuk do te per perbente asnje problem.
Sikur te ishte i valevitur flamuri i fese Islame apo ai turk, ju do te benit gjemen, sic e ndyte per menune pa mish derri ne avionic e linjes AirAlbania, menu te cilen e gatuajne kuzhinat e turkish airlines por, fodullet e mediave shqiptare kerkonin "ushqim me mish derri nga kuzhinat e turkut, enkas per arnautet dinsiz". Flamurin e mbante Respublika me disa dinisiza te tjere.

Me qe ra fjala,pse nuk ia beni te njejten pyetje se "c'fare vlere ka flamuri shqiptar qe valevitet ne Parlament, pallatin Presidencial e zyra te qeverise kur ne kete vend vendos dhe vulos Kimetja e Amerikes?!
Biles edhe ne gjykata e Prokurori vendos po e njejta.
He pra, shtrojeni edhd kete pyetje meqenese ju paska rrokur halli i madh e nuk keni ku te falni kete xhuma qe vjen. Para se te shkoni e te faleni mundesisht behuni synet, se brezi juaj keni lindur nga qafiret e komunizmit, pa din e iman. Ka plot doktor turq qe ua presin bilen bedava.

Submitted by redaksia on

Aqif, nuk ka lidhje asgje dhe me asgje ajo qe shkruan. Jam ne gjendje te te pergjigjem vetem per ceshtjen e biles. Te tjerat i ke keqkuptime. 

Submitted by Asterisk (not verified) on

Shkrim pa lidhje me gazetarine. Thelbi: thuhet, degjohet, supozohet => cfare lidhje ka flamuri kur thuhet, degjohet, supozohet.

A ka ndonje fakt, deshmi, interviste, kerkese per transparence, investigim? Keto e bejne gazetarine jo thuhet, degjohet, supozohet. Keto te fundit bejne vetem muhabet tjerrje leshi neper kafene. Mund te jete dhe ajo qe thoni ju, por per kete nuk sillni asnje gjysem fakti.

Submitted by Amir (not verified) on

Mos deshe flamur grek a serb aty? Flamur shqiptar do jete se ne Shqiperi je. Shume mire shkon flamuri Shqiptar ne cdo xhami apo kishe shqiptare. 75% e popullit shqiptar si myslimane qe jane e mbajne me krenari flamurin shqiptar ne xhamite e tyre. Po ashtu edhe katoliket me shume krenari e kane mbajtur dhe do ta mbajne gjithmone me krenari flamurin shqiptar ne kumbonaren e cdo kishe. Se cfare informacioni percjellin e cfare qellimi kane keto rreshtat qe shoqerojne foton e xhamise se madhe te Tiranes, askush spo e merr vesh.
Xhamia u ndertua me fonde me burim turk dhe shqiptaret padyshim jane mirenjohes per kete, ashtu sic do i ishin mirenjohes edhe sikur te ishte ndertuar me fonde amerikane, gjermane, italiane a te kujdoqofshin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.